Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Dejvid Gir, ambasador dhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë. ë takim është shprehur mbështetja për proceset e zhvillimit dhe integrimit të shtetit tonë, me fokus drejt avancimit të mëtutjeshëm në proceset reformuese dhe të politikave të dialogut në drejtim të interesave të qytetarëve dhe qëllimeve strategjike të shtetit.
Është vendosur theks i veçantë në aktivitet që ndërmerren për luftën jo-selektiv kundër kriminaliteti dhe korrupsionit në sundimin e së drejtës, për gjyqësorë më efikas, lirinë e mediave, dhe funksionalitetin e institucioneve.
Bashkërisht është konstatuar se është e nevojshme vetëdije e lartë nga të gjitha subjektet politike për Kuvend funksional, në favor të nevojave të qytetarëve dhe implementimit të agjendës evropiane.
“Treguam se nuk ka të paprekshëm kur bëhet fal për sundimin e së drejtës dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë që ti motivojmë të punojnë të gjitha institucionet kompetente dhe organet. Jemi fuqishëm të fokusuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar edhe atë në bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse me të gjitha subjektet politike dhe aktorët shoqërorë. Kujdesemi për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve dhe kompanive. Numri i investimeve të huaja në vend është rritur. Me të gjithë këto hapa që po ndërmarrim, ne presim që zhvillimi ekonomik të vazhdojë, zbatimi i vlerave evropiane në vend, por edhe një hap përpara në integrimin evropian,” tha kryeministri Zaev.
Ndryshe, Zaevi dërgoi falënderim deri te eurokomisari Varhej për përpjekjet e tij të mëdha për ndihmë financiare si dhe për shpërndarjen e vaksinave edhe drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me ballafaqimin nga pasojat prej pandemisë.