• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Takim i presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Vucas

April 22, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Takim i presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Vucas
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot ambasadorin e Austrisë, Georg Vucas, me të cilin bisedoi për situatën aktuale në të dy vendet.

“Pendarovski vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Austria vazhdimisht po ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti në disa fusha me interes të përbashkët, duke theksuar se Austria është ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të vendit tonë. Në takim, presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme Austriake për aspiratat e Maqedonisë Veriore për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke treguar rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të një konference ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimit”, kumtoi Kabineti i presidentit.

Në kontekstin e situatës aktuale me pandeminë Kovid-19, presidenti Pendarovski falënderoi Austrinë për përpjekjet e saj për të administruar shpërndarjen e vaksinave Fajzer/BioNTek nga Bashkimi Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të cilat mbi këtë bazë duhet të marrin 119,000 doza vaksine deri në fund të gushtit.

“Presidenti Pendarovski falënderoi për solidaritetin e demonstruar dhe vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Republika e Austrisë me këtë akt japin një kontribut të rëndësishëm në luftën e vendeve të Ballkanit Perëndimor me pandeminë”, theksohet në kumtesë.

Next Post
Riktheni vetëdijen, riktheni Tokën

Riktheni vetëdijen, riktheni Tokën

“Euraktiv”: Pritet në qëndrim më të fuqishëm nga Brukseli që të qetësohen pasionet prejse “non pejperi” e tronditi Ballkanin

“Euraktiv”: Pritet në qëndrim më të fuqishëm nga Brukseli që të qetësohen pasionet prejse “non pejperi” e tronditi Ballkanin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom