• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Kolevski: Askush nuk ka kryer ndikim gjatë përzgjedhjes së prokurorëve publikë

April 22, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, POLITIKË
Prokuroria në Veles heton tentim për vrasje
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se personalisht atij askush nuk i ka kryer ndikim lidhur me zgjedhjen e sotme të prokurorëve publikë e as ndonjëri nga anëtarët e Këshillit nuk ka thënë se i është kryer ndikim nga partitë politike.

Ai shprehu kënaqësi pasi seanca e sotme ka kaluar në rend të mirë, por, siç tha, që të kalojë kështu është dashur paraprakisht të sublimohen të dhënat e kandidatëve, gjegjësisht të bëhet shqyrtimi për lëvizjen e tyre në karrierë si prokurorë publikë, për stazhin e tyre dhe për vlerësimet e marra, me qëllim që të gjithë anëtarët e Këshillit të kenë shqyrtim në punën e tyre.

“Fillimisht ishte përgatitur vlerësimi nga prokuroritë e larta publike dhe vlerësimet na janë dorëzuar në janar. Këshilli i kishte dy muaj për ta kryer përgatitjen për këtë seancë dhe ta sjellë vendimin. Kështu që gjatë gjithë kësaj periudhe prej gjashtë ose tetë muaj ngecja nuk ishte tek Këshilli, por duhej të zbatohej procedurë ligjore që të bëhej zgjedhja pasi ligji kërkon të bëhet vlerësim”, deklaroi Kolevski pas seancës së sotme.

Theksoi se qëllimi i tij si kryetar i Këshillit të prokurorëve publikë është të zgjidhen të gjithë kandidatët për të cilët janë paraparë vende në thirrje, gjegjësisht pesë prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe pesë në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli është i përbërë nga katër anëtarë të cilët i delegon Kuvendi, gjashtë janë nga radha e prokurorëve publikë në prokuroritë publike, ndërsa anëtar me funksion është prokurori publik shtetëror.

“Kështu që nuk është vetëm në duart e prokurorëve publikë sjellja e vendimit por sipas ligjit delegohen edhe njerëz nga anash të cilët nuk janë prokurorë publikë dhe të cilët në mënyrë të barabartë marrin pjesë në zgjedhje”, tha Kolevski.

Nga vetë zgjedhja, siç theksoi, mund të shihet se një numër i madh i anëtarëve i kanë dhënë përparësi kandidatëve të cilët kanë stazh më të madh si prokurorë publikë në prokuroritë publike por, siç theksoi Kolevski, vetëm një kandidat nuk ka kaluar pikërisht për shkak të këtij parimi sipas Badinterit, gjegjësisht nuk ka marrë shumicë votash nga bashkësitë të cilat nuk janë shumicë.

Fatime Fetai, Burim Rustemi, Sasho Rajçev, Naum Panovski dhe Snezhana Bundallevska – Georgievska në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë janë zgjedhur prokurorë të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.

Këshilli për Prokurorë Publikë në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup i zgjodhi Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolareviqin.

Next Post
KSHPK-ja e miraton planin vjetor për inspektimin e pronës, do të përfshihen kryetarët e komunave, gjykatës dhe funksionarë

KSHPK: Financimi i aktiviteteve sportive në komuna: fushë me rrezik të lartë për korrupsion

Partitë kanë lënë shpenzime të pambuluara prej 6.676.000 denarë për zgjedhjet në vitin 2016

Zaev: Në Buxhet ka para për pagesën e pakos të gjashtë të masave ekonomike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom