• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

IPSOS: Socialistët shqiptarë me përparësi prej 5,1 përqind para demokratëve për zgjedhjet të dielën

April 21, 2021
in POLITIKË, LAJME, RAJON
IPSOS: Socialistët shqiptarë me përparësi prej 5,1 përqind para demokratëve për zgjedhjet të dielën
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për marketing dhe hulumtime të mendimit publik (IPSOS) i kumtoi rezultatet e anketës së fundit, para zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilën të anketuarit  përgjigjen për cilën parti politike do të votojnë, te cili politikan kanë më shumë besim dhe cila parti sa mandate të deputetëve do të marrë në kryeqytetin e Tiranës.

Rezultatet e anketës tregojnë se Partia Socialiste qeveritare është fuqia e parë politike në nivel kombëtar me 48,1 për qind besim te votuesit, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për ndryshime, është në vend të dytë me 43,6 për qind, ndërsa zhgënjyes është rezultati për partinë e tretë sipas madhësisë në vend, Lëvizja  Socialiste për Integrim  (LSI),  për të cilën do të votonte vetëm 3,6 për qind e të anketuarve.

“Lideri i socialistëve Edi Rama, i cili qeveris me vendin në tetë vitet e fundit  edhe më tutje ka besim të madh te qytetarët. Nga 2.000 të anketuar, 30 për qind konsiderojnë se  ai është figura politike  më e besueshme në Shqipëri. Pas tij vijon lideri i demokratëve, Lulzim Basha, me 22 përqind, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka popullaritet vetëm tek një përqind e të anketuarve”, transmetoi IPSOS.

Ajo që veçanërisht vërehet është se nga shkurti deri në prill, Rama dhe Basha kanë fituar besim më të madh te qytetarët shqiptarë.

Tek ish presidenti i shtetit dhe ish kryeministëri, demokrati Sali Berisha dhe ish kryeministri dhe ministër për diasporë, socialisti Pandeli Majko, besim kanë vetëm dy për qind e të anketuarve.

Anketa tregon se 54 përqind e të anketuarve konsiderojnë se Shqipëria shkon në rrugën e vërtetë, që është rritje për katër përqind krahasuar me anketën e zbatuar në mars.

Në njësinë zgjedhore Tiranë, sipas të anketuarve socialistët do të fitojnë 19 mandate të deputetëve ose  një më shumë nga zgjedhjet e vitit 2017, demokratët 17 që është gjashtë mandate më shumë, derisa LSI asnjë mandat kundrejt pesë mandateve në zgjedhjet para katër viteve.

Next Post
E hëna qytetare-mediatike për shoqëri të hapur

Shteti shqiptar presion dhe sulm fizik ndaj gazetarëve

Janë duke u përgatitur 28 pika vaksinimi në sallën “Burimet e Biljanës në Ohër, së shpejti do të fillojë imunizimi masiv

Janë duke u përgatitur 28 pika vaksinimi në sallën “Burimet e Biljanës në Ohër, së shpejti do të fillojë imunizimi masiv

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom