Pasdite priten të mbërrijnë 10 mijë vaksina Fajzer në vend, dhe i njëjti numër pritet të arrijë më 26 prill. Vaksinat sot me aeroplan do të mbërrijnë në Sofje, ndërsa pasdite pritet të mbërrijnë në Shkup me transport të veçantë.
Në fund të prillit, do të mbërrijnë 200 mijë vaksina kineze, dhe vaksinimi do të vazhdojë sipas të njëjtit sistem si më parë, pra sipas grupeve të moshës.
Nga fundi i prillit do të mbërrijnë edhe 200 mijë vaksina kineze ndërsa vaksinimi do të vazhdojë sipas sistemit të njëjtë sikur edhe deri tani, sipas grupmoshave.
Në vend, deri tani janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë, prej të cilëve rreth 13 mijë e kanë marrë vaksinën “Astra Zeneka”, nga e cila ka edhe 10 mijë në dispozicion. Më pak se tre mijë ka nga vaksina ruse “Sputnik V” dhe njëmijë nga vaksinat kineze. Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” vaksinohen qytetarët e moshës 73 dhe 74 vjet me caktime më të reduktuara nga ditët paraprake, sepse shpeshherë vijnë me shoqërim.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pardje e vlerësoi si të qëndrueshme gjendjen në spitale dhe tha se nuk ka ndonjë fluks të madh dhe të pakontrolluar të pacientëve në të gjitha institucionet shëndetësore-publike në Shkup dhe kudo në shtet. Ai pret në periudhën në vijim numri i të hospitalizuarve të fillojë të zvogëlohet.
Konsideron se masat po japin rezultate, por nevojitet maksimalisht t’i respektojmë për ta tejkaluar edhe këtë valë epidemiologjike.
Filipçe tha se qytetarët do të mund të hulumtojnë antitrupa në kurriz të Fondit, por do të nevojiten disa kritere dhe nuk do të mund atë ta bëjë secili.
Sipas të dhënave të cilat dje i publikoi Instituti për Shëndet Publik, janë regjistruar 824 raste me Kovid-19, nga 3.988 testime të bëra. Janë shëruar 682 pacientë, ndërsa kanë vdekur 31, nga të cilët pacienti më i ri është i moshës 38 vjeçare.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 146.733. Numri i pacientëve të shëruar është 122.121, i të vdekurve 4.419, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.193.
Nga Ministria e Shëndetësisë dje informuan se gjithsej 702 persona të dyshimtë dhe me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa në qytetet tjera në vend mjekohen gjithsej 998 pacientë. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me korona virusin të cilët mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në mbarë vendin është 1699 dhe ka rreth 335 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat.