• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Takim i ministrave të vendeve anëtare të NATO-s: Merret vendim për tërheqjen graduale nga Afganistani duke filluar nga 1 maji

April 15, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Takim i ministrave të vendeve anëtare të NATO-s: Merret vendim për tërheqjen graduale nga Afganistani duke filluar nga 1 maji
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat aleate të NATO-s nga 1 maji fillojnë me tërheqjen nga Afganistani. Ky është vendimi nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të NATO-s në të cilin morën pjesë Ministrat, Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim aletatët kanë theksuar se presin të krijohen kushtet për një kapitull të ri për të ardhmen e Afganistanit, në të cilin rolin kryesor do ta kenë qytetarët e vendit. U riafirmua mbështetja e tyre të fortë për zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Afganistan.

Shtetet anëtare të Aleancës janë zotuar të forcojnë përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike dhe përfundim të suksesshëm të procesit të paqes në Afganistan përmes dialogut të brendshëm inkluziv brenda vendit.

Në takim, ministrat gjithashtu analizuan zhvillimet e reja në dhe rreth Ukrainës. U shprehën shqetësime në lidhje me veprimet e Rusisë dhe vendosjen e shtuar të trupave përgjatë kufirit me Ukrainën.

U shpreh mbështetje e fortë dhe unanime për Ukrainën, si dhe për integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

Gjithashtu u theksua edhe mbështetja e dialogut politik brenda kornizës së Marrëveshjes së Minskut, për të cilën ata i bënë thirrje Rusisë që t’i përmbahet parimeve të kësaj marrëveshjeje në drejtim të mos përshkallëzimit të tensioneve dhe për të forcuar paqen dhe sigurinë globale.

Vendi ynë ka marrë pjesë në misionin në Afganistan që nga viti 2002. Si pjesë e misionit, morëm pjesë me më shumë se 3.100 persona, në mesin e të cilëve edhe oficerë, nënoficerë, mentorë, njësitë të këmbësorisë dhe personel mjekësor.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut kontribuon në misionin në Afganistan me 22 anëtarë të Armatës. 

Next Post
“Mjaftë është, e tepruat”, protestë e KSL nesër para Qeverisë dhe Kuvendit

KSL sot në protestë para Kuvendit dhe Qeverisë

Në shkurt vaksina nga “Fajzer” dhe nga KOVAKS dhe grant-marrëveshje për furnizimin nga KE-ja

Filipçe: Nuk ka nevojë të porositen vaksina shtesë, janë siguruar 2,6 milionë doza

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom