• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Filipçe: Numri i të sapodiagnostikuarve me Kovid-19 shënon rënie, shpresoj se ky trend do të vazhdojë

April 15, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

epa08783114 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 29 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients over 24 hourse in North Macedonia rose to a record number since the pandemic began.The capacity of the hospitals in the country are very close to be full. The Macedonian parliament voted on changes in the legislation regarding the protection of the public from infectious diseases. These changes make wearing face masks mandatory outside of the home. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Pas mini pikut në kuptim të presionit të madh në fillim të javës, numrat e të sapodiagnostikuarve me Kovid-19 janë më të ulëta. Numri i sapodiagnostikuarve sërish shënon rënie nën 900, diku rreth 890. Për një kohë të shkurtër do të dalin edhe informacionet zyrtare. Këtë e shohim edhe në spitalet në Shkup dhe mbarë shtetin. Në të vërtetë ai presion, i cili ishte paraprakisht, nuk është më.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se ende ka pranime dhe se ende janë të kujdesshëm, sepse ka një numër të madh të pacientëve të diagnostikuar të cilët mund të kenë nevojë për trajtim spitalor, megjithatë, shpjegoi, nuk është i tillë numri i pranimeve siç ishte para një jave.

Ai theksoi se shpreson se ky trend do të vazhdojë dhe përfundimisht këto janë shenja se kjo valë po qetësohet.

“Sot salla ‘Boris Trajkovski’ vazhdon të punojë si pikë e katërt për vaksinim në Shkup dhe të gjithë qytetarët të cilët ishin paraqitur në fillim, ndërsa janë të moshës nën 75 vjeç gjegjësisht 73 dhe 74 do të vaksinohen ditëve të ardhshme këtu në sallë. Në dispozicion janë vaksinat e ‘Sputnik V’, të cilat mbetën pas përfundimit të vaksinimit të infrastrukturës kritike, një pjesë e vaksinave të ‘AstraZenekës’ dhe donacioni me vaksinat kineze nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu është bërë orari, diçka më i shtrirë, sepse bëhet fjalë për qytetarë më të moshuar, disa nga ata vijnë me shoqërues dhe në pajtim me dinamikën si do të zhvillohet ashtu do të bëhet orari për ditët e ardhshme”, tha Filipçe.

Potencoi se mirë po zhvillohet i gjithë procesi sot në sallën “Boris Trajkovski” dhe në pikat mbarë shtetin.

“Sot në orën 14.30 kemi takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e shtëpive shëndetësore në gjashtë qytete ku planifikojmë të organizojmë një qasje të këtillë të ngjashme që të bisedojmë për vendet ku mund kjo të zhvillohet. Bëhet fjalë për në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Ohër dhe Tetovë. Me drejtorët e shtëpive shëndetësore do të bisedojmë për atë si do të shpërndahet kuadri”, theksoi Filipçe.

Ai tha se në fillim të javës së ardhshme pritet të mbërrijnë vaksina nga kompania “Fajzer”. Sipas paralajmërimit, siç shpjegoi, më 19 prill do të mbërrijnë 10.000 vaksina të “Fajzerit”

“Sot në mëngjes morëm konfirmim nga Ambasada kineze se 200.000 vaksina kineze duhet t’i presim rreth 28 prillit”, shtoi Filipçe.

Next Post
Zgjerimi i BE-së kthehet në rend dite të ambasadorëve këtë javë

Pikë e shkurtër informuese e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së për zgjerimin

GREKO: Të parandalohen rreziqet e korrupsionit në luftën kundër pasojave ekonomike nga Kovid-19

GREKO: Të parandalohen rreziqet e korrupsionit në luftën kundër pasojave ekonomike nga Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom