• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Qeveria i miratoi ndryshimet për çmimet e mjekimit në kliniakt private, në hapin e ka Kuvendi

April 14, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

epa08783114 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 29 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients over 24 hourse in North Macedonia rose to a record number since the pandemic began.The capacity of the hospitals in the country are very close to be full. The Macedonian parliament voted on changes in the legislation regarding the protection of the public from infectious diseases. These changes make wearing face masks mandatory outside of the home. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria mbrëmë I miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të të sëmurëve nga Kovid-19.

Me to I jepet autorizim ligjor Qeverisë të caktojë çmime më të larta në spitalet private në lartësi të çmimeve referente të konstatuara nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor me qëllim që shërbimet në klinikat private të jenë ekonomikisht të kapshme për qytetarët.

Është paraparë edhe përdorimi I resurseve të spitaleve private nëse kushtet e imponojnë atë në pajtim me gjendjen e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve shëndetësorë nga shëndetësia publike nga an e kompanive shëndetësore private. Janë paraparë edhe ndryshime në pjesën e gjobave për kundërvajtje nëse entet private shëndetësore nuk veprojnë në pajtim me dispozitat ligjore.

Ndryshimet duhet t’I miratojë Kuvendi, ndërsa ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili dje I pari I paralajmëroi këto ndryshime, u bëri thirrje deputetëve ta mbështesin këtë rregullativë ligjore.

“U bëj thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend ta mbështesin këtë rregullim të çmimeve për shërbimet shëndetësore të pacientëve me kovid në spitalet private. Gjatë pandemisë, me rëndësi kyçe është deputetët ta votojnë këtë zgjidhje ligjore me të cilën çmimet për trajtim të pacientëve në spitalet private do të jenë financiarisht të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.

Dje sërish u regjistrua numër prej mbi një mijë rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e fundit janë paraqitur 1.152 raste të reja nga 4.045 testime që është 28 për qind. Të vdekur janë 27 persona të moshës prej 54 deri në 82 vjeç.

Situata sipas ministrit Filipçe, është serioze dhe ka rritje të vogël të presionit ndaj kovid qendrave. Masat, konsideron ai, po japin rezultat, por nevojitet përmbajtje maksimale e tyre në mënyrë që të tejkalohet kjo vale epidemiologjike.

“Gjendja në spitale çdo ditë po menaxhohet sipas nevojave, përmbushjes dhe hapjes së vendeve të reja për hospitalizim, informoi Filipçe në Fejsbuk.

Me numra për raste të reja, pacientë të vdekur dhe të shëruar për javën e kaluar dje doli edhe Instituti për shëndet publik. Sipas të dhënave të tyre, në periudhën prej 5 deri më 11 prill janë regjistruar 6.867 raste të reja në 35 qytete që është ulje për 13,4 për qind në raport me javën e kaluar, por vdekshmëria është rritur për 6, 2 për qind.

Në këtë periudhë janë paraqitur 276 raste të vdekjes nga 29 qytete. Numri më I madh janë mbi 60 vjeç.

Persona të sëmurë janë regjistruar në të gjitha grup moshat. Më të përfaqësuar janë ata mbi 60 vjeç, ndërsa një numër I madh I të sëmurëve janë edhe tek grup mosha prej 50-59 vjeç. Më I vogël është numri tek fëmijët deri në moshën 9 vjeçare.

Sipas raportit të ISHP-së, përfundimisht me 11 prillin, janë vaksinuar 7.011 punonjës shëndetësorë me një dozë dhe 5.857 me dy doza të vaksinës. Të vaksinuar janë gjithsej 8.330 qytetarë mbi 77 vjeç dhe 12.093 persona nga popullata kritike.

Dje përfundoi vaksinimi I një pjese të të punësuarve në infrastrukturën kritike në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Ministria e Shëndetësisë mbrëmë vponë kumtoi se janë hapur plotësisht termine për vaksinim të qytetarëve të moshës 73 dhe 74 vjeç. Ata të cilët dëshirojnë të vaksinohen dhe janë paraqitur përmes ueb faqes vakcinacija.mk apo përmes mjekut amë, duhet të paraqiten tek mjeku I vet amë për të caktuar termin për vaksinim. Vaksinimi tek ata do të fillojë nga e enjtja, në pikat QS “Boris Trajkovski”. Për qytetarët e tjerë, vaksinimi vazhdon në pajtim me Strategjinë nacionale për imunizim me prioritet në bazë të moshës.

Dhe përderisa numri I rasteve të reja ende është mbi një mijë në ditë, çdo ditë ka qytetarë të cilët nuk mbajnë maska në fytyrë dhe e shkelin orën policore. Sipas evidencës së policisë, në periudhën prej orës 20:00 më 12 prill deri në orën 5:00 të 13 prillit janë regjistruar 28 shkelje të orës policore dhe 431 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Next Post
Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sërish në procedurë parlamentare

Me tërheqjen e amandamenteve mundësi të zhbllokohet pakoja e pestë e masave ekonomike, është bërë hap edhe rreth shtetësive

Shekerinska dhe Osmani në video takim të Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Shekerinska dhe Osmani në video takim të Këshillit Veriatlantik të NATO-s

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom