• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nuredini: Angazhohemi për 51 për qind ulje të gazrave serë deri në vitin 2030 sipas Marrëveshjes së Parisit

April 14, 2021
in BALLINA, LAJME
Nuredini: Angazhohemi për 51 për qind ulje të gazrave serë deri në vitin 2030 sipas Marrëveshjes së Parisit
Share on FacebookShare on Twitter

Me kënaqësi të  veçantë  informoj se në seancën e djeshme Qeveria miratoi Kontributin kombëtar të rishikuar në Marrëveshjen e Parisit për klimën, të propozuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me të cilën si synim kombëtar vendosi ambicien që në vitin 2030 të arrihet  ulje prej 51% të emisioneve të gazrave serë krahasuar me emisionet e vitit 1990, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ky dokument strategjik përfaqëson një kontribut të ri, më ambicioz në përpjekjet globale për të ulur emetimet e gazrave serë dhe është përqendruar në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

“Aspekti pozitiv i miratimit të këtij kontributi kombëtar ambicioz të rishikuar është përforcuar nga fakti se ai përcakton kontributin e vendit në zbatimin e Agjendës së gjelbër të BE-së dhe Planit të Investimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe mund të shërbejë si  instrument për investime të zgjeruara,” shtoi Nuredini.

Në paraqitje janë përfshirë rezultatet e analizave për potencialin e zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë, me ç’ rast janë analizuar gjithsej 63 politika dhe masa të zbutjes në sektorët: Energji (përfshirë furnizimin me energji, sektorin rezidencial, sektorët jospecifik, industrinë dhe transportin), Bujqësi, Pylltari dhe përdorim tjetër i tokës, Mbeturina dhe Masa shtesë (duke mundësuar masa zbutëse).

Siç theksohet, kontributi  kombëtar  i rishikuar në Marrëveshjen e Parisit është një reflektim i Skenarit të gjelbër të Strategjisë së zhvillimit të energjisë deri në vitin 2040 dhe është plotësisht në përputhje me Planin kombëtar të propozuar të energjisë dhe klimës.

Për më tepër, ai ka të bëjë  me hartimin e Strategjisë Afatgjate, për të cilën Ministria aktualisht po kryen një proces të vlerësimit strategjik të ndikimit të rregullores, si dhe Ligjit për veprimin klimatik, versioni i parë i të cilit  është duke u finalizuar.

Next Post
Avokati i popullit: Qytetarët në kushte pandemie kanë problem me realizimin e së drejtës për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër

Avokati i popullit: Qytetarët në kushte pandemie kanë problem me realizimin e së drejtës për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër

Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Filipçe: Kemi trend të uljes së numrit të rasteve të reja me Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom