• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në Francë do të eksportohet lindani, ndërsa në Holandë toka e kontaminuar në rrethin e OHIS-it

April 14, 2021
in BALLINA, LAJME
Në Francë do të eksportohet lindani, ndërsa në Holandë toka e kontaminuar në rrethin e OHIS-it
Share on FacebookShare on Twitter

Në Francë do të eksportohet lindani, ndërsa në Holandë do të eksportohet toka e kontaminuar me lindan në rrethin e fabrikës OHIS. Nga deponia e vogël deri në fillim të vitit të ardhshëm, nëse lejojnë kushtet me pandeminë, do të largoheshin sasitë e para prej 700 tonë tokë e kontaminuar.

Këtë, siç informoi zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, e parashikon plani për sanim të lokacionit në fabrikë, i cili fillon me dhënien e sotme të lejeve nga ministri i Mjedisit Jetësor.

“Me dhënien e këtij vendimi sot nga ministri i Mjedisit Jetësor, fillon implementimi praktikisht i planit për sanim. Në procedurë për dhënien e dy lejeve për eksport të mbeturinave të rrezikshme nga ana e Ministrisë, në pajtim me Konventën e Bazelit, në Francë do të eksportohet lindani, ndërsa në Holandë do të eksportohet toka e kontaminuar me lindan në rrethin e fabrikës. Është paraparë që ky proces të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm, nëse lejojnë kushtet me pandeminë, me ç’rast do të largoheshin sasitë e para, e ato janë 700 tonë tokë e kontaminuar”, tha zëdhënësi Arsovski.

Ai dhe kolegu i tij, Muamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp informuan se Qeveria dje në seancën e 65-të e kanë miratuar planin për sanim të lokacionit në SHA “OHIS” – Shkup dhe e obligoi Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të sjell Vendim për miratimin e planit për dekontaminim të lindanit në qarkun e fabrikës.

Ky vendim, siç informuan nga pres shërbimi i Qeverisë, vijon pasi UNIDO, respektivisht Agjencia për zhvillim industrial të KB-së e informoi Ministrinë e Ambientit Jetësor se plani i parashtruar nga kompania greke, e specializuar për këtë lloj të aktiviteteve “Polyeco” u miratua për zbatimin e procedurës për dekontaminimin e tokës në SHA “OHIS” – Shkup.

Arsovski, në pyetjen pse Qeveria nuk i ka publikuar punët autoriale të të angazhuarve me honorarë, Petrit Saraçini, Ivana Mitrova dhe Damir Ibraimovski, tha se të gjithë personat e angazhuar me honorarë nga ana e Qeverisë kanë marrëveshje autoriale në afat të caktuar për qëllime dhe detyra saktë të konfirmuara.

“Qeveria në mënyrë transparente i ka publikuar të gjitha të dhënat si standard që deri tani nuk ka pasur në MV. Saktë dihet se për çka Qeveria ka angazhuar persona fizikë jashtë të punësuarve. Ato angazhmane janë tejet profesionale dhe po realizohen në tërësi. Cilësinë e kryerjes së obligimeve e vlerëson Qeveria. Veprat, punët dhe analizat të cilat janë përgatitur nga bashkëpunëtorët pa pengesë i shfrytëzojnë shërbimet në Qeveri dhe institucionet gjatë realizimit të projekteve të ndryshme në interes për qytetarët”, tha Arsovski.

Next Post
Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi: Buxheti është likuid, nëse është e nevojshme do të ketë masa shtesë mbështetëse

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga bisedimet me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim

Dimitrovi nga Vjena e fillon turneun në qytetet kryesore në BE

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom