• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: “Revolucioni Laraman” shkaktoi ndryshime të mëdha në realitetin politik dhe shoqëror në vend

April 12, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zaev në takim konsultues me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjes lokale dhe shkollat profesionale në Tetovë
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë vite nga fillimi i një prej lëvizjeve më të rëndësishme qytetare për demokracinë dhe drejtësinë, përfitimi më i rëndësishëm nga “Revolucioni Laraman” është shpërthimi i qartë dhe i zëshëm i qytetarëve se askush nuk mund t’ua merr lirinë dhe të robërojë shoqërinë dhe shtetin dhe se ata dijnë të qëndrojnë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe t’i kundërshtohen regjimint brutal, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se protestat e vazhdueshme, të përditshme dhe jo të dhunshme me simbolin e ngjyrave e kanë shprehur shoqërinë e bashkuar qytetare me flamuj me ngjyra të ndryshme, të cilat janë valvitur në kolonat e gjata.

“Kjo lëvizje ishte laramane në thelbin e saj, pasi bashkoi qytetarë me bindje të ndryshme ideologjike, nga parti të ndryshme politike, të spektrit më të gjerë të organizatave qytetare nga tërë vendi, nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe pjesëtarë të ndryshëm të tjerë”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.

Ai shtoi se pastrimi është finalja e reformave të thella dhe thelbësore në jurisprudencë, ndërsa modelin për këtë proces e kanë përgatitur dhe e zbatojnë përfaqësues të Këshillit gjyqësor, të Këshillit të prokurorëve publikë dhe më këtë ia dhanë kredibilitetin e nevojshëm procesit dhe i cili zbatohet jashtë ndikimit të politikës.

“Kemi arritur këtu pas betejës së vështirë me kundërshtarët e drejtësisë. Disa prej tyre mbetën në mbrojtje të krimit – e shohim atë edhe sot. Për këtë shkak ishin kundër Ligjit për prokurori publike. Si rezultat të këtij ligji, lëndët për korrupsion më të lartë dhe krim të organizuar janë të gjalla dhe ato marrin dhe do të marrin epilogje gjyqësore. Funksionarë të lartë, ministra, tanimë po vuajnë dënime me burg për vepra të rënda penale. Nga ana e Këshillit gjyqësor janë ngritur 80-të lëndë, ndërsa nëntë gjykatës janë shkarrkuar. Qytetarët e bashkuar në Revolucionin Laraman kërkonin institucione të çliruara dhe institucione të hapura dhe sot askush nuk mund të mohojë se ky angazhim nuk u realizua”, shkruan kryeministri mes tjerash në Fejsbuk.

Next Post
Filipçe: Krahas Kovaks dhe Fajzer shqyrtohet mundësia për furnizim edhe të vaksinave kineze

Filipçe: Me ambasadorin kinez Xuo biseduam që të përshpejtohet procesi i dërgesës së 200.000 vaksinave nga “Sinofarm”

Vaksinimi fillon të mërkurën, arritën vaksinat e para

Vaksinë kundër Kovid-19 deri më tani kanë marrë mbi 26.000, rritet interesi për vaksinim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom