• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia e Veriut në mesin e kampionëve në rajon për nga rritja e numrit të burimeve të rinovueshme të energjisë

April 12, 2021
in BALLINA, LAJME
Maqedonia e Veriut në mesin e kampionëve në rajon për nga rritja e numrit të burimeve të rinovueshme të energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar e rriti prodhimin e energjisë prej burimeve të rinovueshme në 827 megavatë, që paraqet rritje prej 10,1 për qind dhe është në kuadër të mesatares botërore të rritjes prej 10,3 për qind, publikoi portali i specializuar “Ballkan Grin Enerxhi Njuz”.

Me rritjen e tillë vendi u gjet në pozitën e tretë në mesin e vendeve të rajonit, pas Qipros e cila shënon rritje të prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për 15,2 për qind në 371 megavat dhe Turqisë me rritje prej 10,8 për qind në 49,4 gigavatë.

Pas Maqedonisë së Veriut u gjetën Greqia me rritje për 9,5 për qind në 10,9 gigavatë, Shqipëria me rritje prej 6 për qind në 2,3 gigavatë dhe Kroacia e cila rriti kapacitetin e prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për 5,1 për qind në 3,2 gigavatë. Vendet e tjera nga Evropa Juglindore nënvizoi rritje shumë të ulët të shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, thekson portali.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji të Rinovueshme (IRENA) kapaciteti global i prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme në vitin 2020 është rritur për 10,3 për qind, për diç më pak se 2,8 teravatë.

“Ulja ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit la pasoja të thella në mbarë planetin, por energjia e rinovueshme vazhdoi të shënojë rritje. Impresionuese është edhe ajo që energjia solare dhe energjia e erës i përbëjnë së bashku 91 për qind prej instalimeve të reja. Energjia solare pati rritjen më të madhe prej të gjitha teknologjive prej 22 për qind në 714 gigavatë, e ndjekur nga energjia e erës me rritje prej 18 për qind në 733 gigavatë”, shtohet në raportin e IRENA-s.

Next Post
Zaevi në takim me Selën dhe Gashin për zgjidhje për ligjin e shtetësisë

Zaevi në takim me Selën dhe Gashin për zgjidhje për ligjin e shtetësisë

Takim me Bjerde nga BB: Të gjitha të dhënat tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm

Takim me Bjerde nga BB: Të gjitha të dhënat tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom