• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Rivaksinimi me “AstraZeneka” në vend pas mbërritjes së sasisë plotësuese, por edhe sipas rekomandimeve të EMA-s

April 7, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Të dielën mbërrijnë 24.000 vaksinat e para të “AstraZenekës” përmes Kovaks, rritet numri i rasteve aktive dhe i hospitalizimeve me Kovid-19
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë qytetarët, të cilët e morën vaksinën “AstraZeneka” në Serbi, do të mund të rivaksinohen në vend, pas mbërritjes së sasisë plotësuese nga kjo vaksinë përmes mekanizmit Kovaks, që sipas  paralajmërimeve pritet të mbërrijnë  deri në fund të këtij muaji, por megjithatë në lidhje me vaksinimin e qytetarëve më të rinj do të pritet qëndrimi final i Agjencisë Evropiane për Ilaçe.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës  në Institutin e Gerontologjisë “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov, duke përmendur se qëndrim zyrtar për “AstraZeneka” ende nuk ka, ndërsa pasdite në orën 16:00 pritet konferencë shtypi e EMA-s.

“Edhe dje gjatë orëve të pasdites por edhe sot në mëngjes biseduam me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Shëndetësisë  dhe i presim të gjithë të dhënat. Qëllimi është të evidentohen njerëzit të cilët janë vaksinuar dhe nëse duan të rivaksinohen në vendin tonë atë do të mund ta bëjnë kur të mbërrijë  sasi plotësuese e vaksinës “AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks dhe sipas paralajmërimeve  duhet të  bëhet deri në fund të muajit.  Por, në pjesën e  vaksinimit dhe rivaksinimit për njerëzit më të rinj të cilët e morën vaksinën në Serbi qëndrim zyrtar ende nuk ka. Edhe për sot është caktuar për në orët e pasdites mbledhje e EMA-s, ashtu që do t’i presim  qëndrimet e tyre”, deklaroi sot Filipçe.

EMA sot në orën 16:00 në Amsterdam do të mbajë konferen shtypi për rastet me mpiksjen e gjakut.  Konferencën për shtyp e vërtetuan zyrtarisht në ueb faqen e institucioneve të BE-së. Sqarimet e EMA-s priten prejse dje përgjegjësi kryesor për strategjinë e vaksinimit në këtë Agjenci, Marko Kavaleri, deklaroi se ekziston lidhshmëri ndërmjet vaksinave të “AstraZeneka” dhe  rastet me mpiksje të gjakut.

Tek ne pas rekomandimeve të cilat i zbatuan Gjermania dhe Kanadaja, vaksina “AstraZeneka” nuk aplikohet te personat më të rinj se 60 vjet. Filipçe dje tha se  nëse EMA rekomandon të mos vaksinohen më të rinjtë se 60 vjet me “AstraZeneka”, qytetarët të cilët e morën  këtë vaksinë në Serbi  do të rivaksinohen me vaksinë nga ndonjë prodhues tjetër.

Filipçe dje tha edhe se vaksinimi me “AstraZeneka” te qytetarët mbi moshën 77 vjeçare në pikat në mbarë shtetin  zhvillohet mirë dhe pa kontraindikacione. 

Next Post
Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

Urim i presidentit Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve

Spasovski me rastin e Ditës botërore të romëve: Ky është atdheu ynë i përbashkët

Spasovski me rastin e Ditës botërore të romëve: Ky është atdheu ynë i përbashkët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom