• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Kuvendi e filloi procedurën për shtyrjen e regjistrimit, ndryshimet sot në Komisionin Ligjdhënës-Juridik

April 2, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Rritet numri i vetëregjistruesve në diasporë, janë siguruar regjistruesit në terren
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi e filloi procedurën për shtyrjen e regjistrimit, që do të mbahej nga 5 der më 30 shtator. Deputetët dje e votuan nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, me procedurë të shkurtuar.  Ndryshimet e Ligjit për regjistrim morën mbështetje në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa sot paradite janë para Komisionit Ligjdhënës-Juridik.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi informoi se sipas Rregullores ndryshimet e Ligjit për regjistrim duhet të shqyrtohen në komisionet amë për Çështje Evropiane dhe për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive dhe në Komisionin Ligjdhënës-Juridik. Pasi do të ketë raport se komisionet kanë përfunduar me punë, në pajtim me kohën dhe afatet, deputetët do të njoftohen për vazhdimin e seancës së 38-të, në rend dite të së cilës janë shtyrja e regjistrimit dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, me të cilin parashihet përdorimi i përdorimi i terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhjet lokale, të cilat gjithashtu do të shtyhen për gjysmën e dytë të tetorit.

Shtyrja e regjistrimit nga prilli për në shtator ishte dakorduar në takimin e liderëve midis kryeministrit Zoran Zaevit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoskit.

Kryeministri Zaev shfaqi bindje se Parlamenti do t’i miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim për shtyrjen e tij për në shtator, ndërsa sepse vetë operacioni ka filluar në pajtim me Ligjin ekzistues me fazë përgatitore për aktivitete në terren, të gjitha materialet të cilat eventualisht do të përpunohen, do të merren parasysh.

“Nuk ka nevojë për kurrfarë përgjegjësie, pasi me miratimin e vet ligjit të gjitha materialet të cilat sot janë përpunuar do të merren parasysh. Qartë është se ditët e para janë përgatitëse për dalje në terren të vet regjistruesve, ashtu që besoj se nuk do të ketë nevojë për kurrfarë dileme. Me ligjin e kemi arritur qëllimin e madh që në të vërtetë të gjithë të kyçen në procesin e regjistrimit të popullatës”, deklaroi kryeministri Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për regjistrim, të cilin e pret sot ose nesër, nuk do të ketë nevojë të shkohet në terren, e të bëhen ndërprerje dhe të vazhdohet prej 5 shtatorit.

“Regjistrimi si proces fillon më 1 prill, prej sot regjistrimi është në fazë përgatitore për terren, organizimin e grupeve, vendosjen sistematike të menaxhimit të të dhënave, që i grumbullojnë dhe pastaj fillojnë aktivitetet në terren. Ashtu që unë besoj se Parlamenti sot ose nesër do të mund t’i miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim, që të mos ketë nevojë shtesë që të shkohet në terren, e të bëhen ndërprerje, që pastaj të vazhdohet prej 5 shtatorit e andej. Ashtu që zyrtarisht sipas Ligjit regjistrimi fillon sot, por filloi faza përgatitore e aktiviteteve në terren. Besoj se këtu do të menaxhohet, por nëse në pjesën e përfunmdimit të fazës përgatitore edhe fillon hapi i dytë, respektivisht aktivitetet në terren, çdo listë regjistruese, respektivisht material që është bërë, do të ruhet dhe do të jetë i vlefshëm. Ashtu që ekzistojnë zgjidhje teknike për këtë çështje”, tha Zaev.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë shtyrje të regjistrimit. “Ne i bëjmë thirrje arsyes dhe ndërgjegjësimit të deputetëve shqiptarë që të përdorin Badenter dhe të parandalojnë shtyrjen, sepse kërkesa e dy liderëve mono-etnikë Zaev dhe Mickoski nuk ishte për arsye shëndetësore, por krejtësisht politike, nga frika se shqiptarët do të jetë më shumë sesa kishin planifikuar, ndërsa maqedonasit me bojkot do të provojnë të jenë më pak. Ne nuk do të lejojmë një lojë të tillë politike”, tha   koordinatori i grupit të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Rexhepi.

Sipas koalicionit opozitar shqiptar, Enti Shtetëror i Statistikës, që njoftoi sot se nuk do të fillojë regjistrimin në terren, po kryen vepër penale.
“Ky refuzim për të zbatuar ligjin është një goditje e fortë për parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë urgjentisht masat e nevojshme për të ruajtur shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit duke ngritur akuza kundër drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të ESHS-së. Ne i kujtojmë Prokurorisë se çfarë thotë ligji i regjistrimit në nenet 16 dhe 18”, theksojnë nga koalicioni.
Sipas nenit 16, ESHS-ja kujdeset për ligjshmërinë gjatë përgatitjes, organizimit dhe realizimit të regjistrimit në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe mbikëqyr punën e personave që marrin pjesë në regjistrim. Sipas nenit 18, brenda kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, në kryerjen e regjistrimeve të caktuara marrin pjesë: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme dhe bartës të tjerë të mbledhjes së të dhënave.
Partia politike e Majta kërkon shtyrjen e regjistrimit për në vitin 2020 dhe urgjentisht të ndërpritet regjistrimit të diasporës.  Përkujtojnë se edhe më tej do të punojnë në dobi të ndryshimit të, siç thonë e gjithë metodologjia e parregullt dhe jo përkatëse në Ligji, i cili nuk është me ndonjë standard ndërkombëtar por vetëm sipas standardeve të partnerit të koalicionit LSDM-BDI.
Next Post
Dita ndërkombëtare e romëve, 8 Prilli- ditë jo pune për bashkësinë rome

Dita ndërkombëtare e romëve, 8 Prilli- ditë jo pune për bashkësinë rome

Zaev: Të mbështetemi dhe të tregojmë solidaritet me personat me autizëm

Zaev: Të mbështetemi dhe të tregojmë solidaritet me personat me autizëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom