• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Vaksinimi me AstraZenekën po zhvillohet mirë, tani për tani me të do të vaksinohen njerëz mbi 60 vjeç

April 1, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
MSH: Po bëhen përshtatjet e fundit teknike në ueb-faqen për vaksinim kundër Kovid-19
Share on FacebookShare on Twitter

Vaksinimi i qytetarëve më të moshuar me AstraZeneka po zhvillohet mirë, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, por në lidhje me qëndrimet e Gjermanisë dhe Kanadasë konkretisht për atë vaksinë për Kovid-19, tha se kanë vendosur të kenë kujdes, të shkojë ngadalë dhe të pritet vendimi përfundimtar se vaksina është e sigurt.

“Filloi vaksinimi I personave më të moshuar nga ajo kategori kritike sipas Strategjisë nacionale për vaksinim. Vaksinimi filloi në një numër të madh të qyteteve, ndërsa në të tjerat, përkatësisht në qytetet më të vogla në shtëpitë e shëndetit do të fillojë të premten. Informatat tona janë se deri më tani I tërë procesi po zhvillohet mire. Nuk kemi problem. Në mënyrë të qartë janë shënuar vendet ku është paraqitja, ku plotësohen dokumentet”, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Lidhur me vaksinën AstraZeneka dhe informacionet si qëndrim i Gjermanisë dhe Kanadasë, duke pasur parasysh se janë raportuar raste të trombozës tek njerëzit nën 55, përkatësisht 60 vjet, Filipçe tha se duan të jenë shumë të kujdesshëm.

Duke e marrë parasysh se një pjesë e qytetarëve janë vaksinuar në Serbi në periudhën e fundit, sqaroi,  tani për tani nuk ka kurrfarë rekomandime se diçka parandaluese duhet të bëhet nëse dikush ka marrë një dozë të vaksinës së “AstraZeneka”.

“Megjithatë bëhet fjalë për raste shumë të rralla. Në lidhje me rivaksinimin, të gjithë qytetarët të cilët janë vaksinuar do të rivaksinohen sipas rekomandimeve të cilat i presim në periudhën në vijim. Do të thotë, do të fillojmë  me ato kategoritë tjera të qytetarëve për të cilën tashmë  i mbledhim të dhënat atëherë kur të jemi të sigurt se vaksinimi me këtë vaksinë  mund të vazhdojë edhe te njerëzit më të rinj.  Duke e marrë parasysh këtë dhe qëndrimet  e këtyre agjencive serioze për barna nga Gjermania dhe Kanadaja do të jemi të kujdesshëm dhe do të shohim se në cilin drejtim do të vazhdojmë”, theksoi Filipçe.

Potencon dhe beson se do të konfirmohet edhe njëherë nëse përfitimi i vaksinës në kuptim të atij rreziku të sëmurët nga forma e rëndë e Kovid është shumë më i madh nga rreziku të fitohet ndonjë komplikim i tillë.

“Nuk do të shpejtojmë, i presim të gjitha rekomandimet e institucioneve zyrtare duke përfshirë edhe ndoshta ndonjë rekomandim  nga prodhuesi”, shtoi Filipçe.

Vaksinim masiv duhet të ketë sepse kjo është një nga elementët kryesorë me të cilat e luftojmë pandeminë, por sigurisht që do t’i ndjekim rekomandimet nëse një grup moshë duhet të jetë më e kujdesshme apo jo, apo duhet eventualisht të konsultohet me një mjek para se ta marrë vaksinën.

Udhëzimet e fundit nga Gjermania këtë mëngjes janë të tilla, por derisa të jemi të sigurt, nuk do ta fillojmë vaksinimin që e kemi paralajmëruar për fillimin e javës së ardhshme të grupeve të tjera të qytetarëve që janë në grupin e dytë, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Deri në Ministri, siç tha ai pas vizitës së sotme në pikën e vaksinimit në poliklinikën “Jane Sandanski”, kanë arritur një numër i madh i thirrjeve dhe kërkesave nga njerëzit që janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneka, por Filipçe siguron se nuk ka vend për panik.

“Asgjë parandaluese nuk duhet të bëhet, të paktën tani për tani nuk ka një rekomandim të tillë. Kështu që, në atë kuptim, kur do të arrijnë të gjithë informacionet ne do të dalim me qëndrim përfundimtar, ndërsa deri atëherë nuk do ta fillojmë atë vaksinim”, tha Filipçe.

Tani, thotë ai, është herët të thuhet nëse ka heqje dorë, por ai thekson se nuk ka efekte anësore të regjistruara tek të moshuarit.

Lidhur me situatën në spitale, Ministri i Shëndetësisë theksoi se është shumë serioze, duke u kërkuar qytetarëve t’i respektojnë masat.

istemi shëndetësor çdo ditë po menaxhohet, sigurohen shtretër të lirë spitalor, kuadri mjekësor plotësisht është mobilizuar, por gjendja në spitale është shumë serioze, publikoi në profilin në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Për këtë, thekson ministri me rëndësi të madhe është qytetarët t’i respektojnë masat, që të na ndihmojnë që sistemi shëndetësor të mbetet i qëndrueshëm, në betejën me pandeminë kovid.

Sipas të dhënave të djeshme nga MSH, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1581, ndërsa ka rreth 260 shtretër të lirë në kovid qendrat.

Komisioni për sëmundje infektive, sipas paralajmërimit të Filipçjes, dje duhet të mbante takim, por ai theksoi se beson se nuk do të ketë masa të reja, sepse është konstatuar se asnjë kufizim shtesë nga ajo që është tani nuk mund të japë efekt.

Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 4445 teste, janë regjistruar 1511 raste të reja me Kovid-19. Janë regjistruar 587 të shëruar, ndërsa numri i të vdekurve dje ishte 32.

Për momentin aktive janë 19 262 raste të të sëmurëve me Kovid-19. Nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 130.022, numri i pacientëve të shëruar është 106 979, ndërsa i të vdekurve është 3781.

Next Post
Ueb-faqja “Vakcinacija.mk” e kapshme edhe në gjuhën shqipe

Filipçe: Para se të vini për vaksinim mund të plotësohet dokumenti “COVID-19 Pëlqim për vaksinim” që të shmanget mbingarkesë në pikat e vaksinimit

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sërish në procedurë parlamentare

Seanca parlamentare për shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor caktohet në orën 13

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom