• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Carovska: Me partneritete ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal dhe me partnerët ndërkombëtar arrijmë rezultate

April 1, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Carovska: Në bazë të përvojave ndërkombëtare do të krijojmë modelin tonë të arsimit
Share on FacebookShare on Twitter

Me partneritet ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal, si dhe me partnerët ndërkombëtar mund të arrijmë  rezultate të shkëlqyera deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Manastir.

Në ngjarjen promovuese në konviktin studentor “Koço Racin”, ministrja Carovska potencoi se personat me pengesa të cilët studiojnë  në Universitetin e Manastirit prej sot do të kenë kushte më të mira për akomodim dhe studim.

“Me partnerite ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror si dhe me partnerë ndërkombëtar mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera që janë nga interesi i të gjithëve që studiojnë në Manastir dhe i shfrytëzojnë  mundësitë e konviktit studentor  i cili prej sot është i arritshëm për personat me pengesa. Udhëzuesi ynë kryesor  nëpër procesin e arsimit  është të gjithë nxënësit pavarësisht  zhvillimit të tyre të kenë  qasje të barabartë  deri te të gjitha shërbimet në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, por gjithashtu edhe qasje deri te kapacitetet akomoduese. Këtë konvikt studentor në të ardhmen do ta shfrytëzojmë si model të arritshëm, por gjithashtu edhe për mënyrën  në të cilën kushtet dhe gjithë infrastruktura e brendshme janë vendosur”, theksoi Carovska.

Projektin “Ndërtimi i infrastrukturës për inkluzion social në rajonin e Pellagonisë për akomodim dhe mbështetje psikosociale të personave nga popullata e rrezikuar në konviktin shtetëror studentor “Koço Racin” – Manastir, e implementuan Qendra për zhvillim të rajonit malor të Pellagonisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së bashku me Agjencinë zhvillore zvicerane arritën ta realizojnë këtë projekt i cili ishte ideja e inicuar nga Forumi i bashkësisë. Objekti i përparshëm ishte prishur, ndërsa tani është bërë  në mënyrë të shkëlqyeshme për të cilën MASH dha pëlqim urgjent për rikonstruimin e tij. Studentët me pengesa  do të mund të shfrytëzojnë  gjashtë dhoma të rregulluara, leximore dhe kuzhinë. Projekti kushton 6 milion denarë dhe është realizuar me sukses. Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe të Zvicrës do të vazhdojë edhe në 3-4 vitet në vijim për të cilën në dispozicion janë 6 milion franga zvicerane dhe shpresoj se në Manastir do të ketë projekte të reja të suksesshme”, potencoi ministri në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale Goran Milevski.

Në konferencën për shtyp në Manastir fjalime mbajtën kryetarja e komunës Natasha Petrovska, ambasadorja zvicerane Suter Tejada, drejtori i CRPPR Gogo Vidimçe, dhe drejtoresha e konviktit studentort Sonja Karapec.

Next Post
Papajoanu: Borelli e pranoi propozimin – më 19 prill diskutim në BE për Ballkanin Perëndimor

Papajoanu: Borelli e pranoi propozimin – më 19 prill diskutim në BE për Ballkanin Perëndimor

Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

Filloi seanca parlamentare për shtyrjen e regjistrimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom