• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Pres të gjemë zgjidhje të përbashkëta për zbatim të papengueshëm të regjistrimit

March 29, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev: Pres të gjemë zgjidhje të përbashkëta për zbatim të papengueshëm të regjistrimit
Share on FacebookShare on Twitter

Pres të gjejmë zgjidhje të përbashkët që regjistrimi të zbatohet pa pengesa, me mbrojtje të plotë të shëndetit të qytetarëve dhe të regjistruesve dhe të njejtin ta mbështesë edhe VMRO-DPMNE-ja deklaroi për MIA-n kryeministri dhe kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev para fillimit të takimit të sotëm të liderëve me kryetarin e partisë opozitare Hristian Mickoski, që do të mbahet në orën 13:00 në klubin e deputetëve.

“Shkoj të bisedoj, të dëgjoj qëndrim dhe të nxis të investojmë maksimumin për interesat e qytetarëve”, theksoi Zaev.

Theksoi se mbetet I hapur për të biseduar edhe për çështjet lidhur me punën e Kuvendit me qëllim që të mënjanohen të gjitha bllokadat dhe të sigurohet punë e papengueshme në dobi të popullit, si dhe për temat lidhur me zgjedhjet lokale në vjeshtë.

Nga VMRO-DPMNE para fillimit të takimit brifojnë se në tryezë do të vendosen çështjet më të vështira – çështja për qeveri, tema e regjistrimit, si dhe dialogu për ligjet të cilat do të thonë benefite të vërteta për qytetarët.

“Gjendja në shtet është shqetësuese, De fakto, përveç krizës ekonomike, dhe asaj shëndetësore, vendi ndodhet edhe në krizë politike. Çdo ditë në Maqedoni ka rreth 30 të vdekur dhe 1.300 raste të reja. Të parët për nga vdekshmëria, të fundit për vaksina në Evropë dhe botë. TË partë për shkallën e korrupsionit, të fundit në reforma. Është e dukshme se kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta udhëheqë vendin, shteti ndodhet në gjendje delikate dhe të komplikuar. Çdo ditë e kaluar është rënie e lire dhe edhe një disfatë e re”, thonë nga partia opozitare.

Shtojnë se qytetarët nga politikanët presin përgjegjësi dhe ndërmarrje të hapave të mëdhenj dhe theksojnë se në takimin e liderëve VMRO-DPMNE-ja shkon me qëllime të sinqerta dhe dëshirë për të ofruar zgjidhje për qytetarët.

Kryeministri Zaev të enjten në mbrëmje kumtoi se e ka pranuar ofertën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, për takim të tyre sy më  sy.

“Dakorduam takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, të hënën në orën 13:00 në Klubin e deputetëve. Do të bisedoj me Mickoskin për çështjet më të rëndësishme që janë në interes të qytetarëve, me qëllim që shteti të shkojë përpara”, shkroi Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk të enjten në mbrëmje.

Shkrimi I Zaevit pasoi pasi që Mickoski paraprakisht I bëri thirrje për takim sy më sy në Klubin e deputetëve, që të bisedojnë për krizën me pandeminë, punën e Parlamentit, për regjistrimin, ekonominë, eurointegrimet, zgjedhjet…

Next Post
Takime të Osmanit me Shefin e Misionit të OSBE-së Koja dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, Sahakijan

Takime të Osmanit me Shefin e Misionit të OSBE-së Koja dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, Sahakijan

Presidenti Pendarovski u takua me u.d drejtorin e Agjencisë për energjetikë, Nikollovski

Presidenti Pendarovski u takua me u.d drejtorin e Agjencisë për energjetikë, Nikollovski

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom