• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Një projekt për menaxhim me ndotjen e ajrit në Shkup po zbatohet në Universitetin e Shtipit

March 26, 2021
in BALLINA, LAJME
Një projekt për menaxhim me ndotjen e ajrit në Shkup po zbatohet në Universitetin e Shtipit
Share on FacebookShare on Twitter

Në laboratorin e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, po bëhet analizë e burimeve të ndotjes së ajrit me mostra nga stacionet matëse në Lisiçe dhe Karposh, me qëllim që të fitohen të dhëna të besueshme dhe shkencërisht të bazuara për të krijuar politika të përshtatshme dhe masa efektive në trajtimin e këtij problemi mjedisor.

Pajisja e sapoblerë e teknologjisë së lartë u promovua sot në Universitetin e Shtipit, në kuadër të projektit “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Shkup”. Financohet nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar (SIDA) dhe zbatohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetit të Shkupit.

“Ndotja e ajrit është dëmtues kryesor i shëndetit të njeriut. Rreth 19 qytete në Ballkanin Perëndimor kanë përqindje më të lartë të ndotjes sesa standardet e përcaktuara të Bashkimit Evropian. E rëndësishme është që Suedia të ju ndihmojë me këtë problem. Ne po ndjekim përpjekjet e bëra nga vendi juaj dhe e mbështesim atë për kapitullin mbi mjedisin 27, i cili është i gjerë dhe i kushtueshëm për t’u zbatuar”, deklaroi ambasadorja e Suedisë në vend Kristin Forsgren Bengtson pas vizitës në laboratorin e UGD Shtip.

Përfaqësuesja e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Narine Sahikjan theksoi se zgjidhja e problemit të ndotjes së ajrit kërkon qasje ndërdisiplinore dhe ndër-sektoriale dhe për këtë arsye projekti i paraqitur sot është gjithëpërfshirës dhe përfshin Ministrinë e Mjedisit, komunitetin e biznesit, akademinë.

Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini theksoi se me këtë projekt do të marrim të dhëna shkencore për ndotjen e ajrit, për të cilat, tha ai, po flasim me dekada dhe nuk ka zgjidhje të thjeshtë.

“Ne kemi tregues për burimet e ndotjes, dhe me këtë projekt kemi mundësinë të identifikojmë saktësisht se kush janë ndotësit dhe bazuar në ato të dhëna do të krijojmë politika dhe udhëzime të përshtatshme se si të ndryshojmë ngrohjen e ndërtesave – private, shtetërore, infrastruktura etj. Ky është një pilot projekt që po zbatohet në Shkup, por prek të gjithë vendin. Qeveria ka detyruar të gjitha institucionet shtetërore, qeveritë lokale, ministritë… të bëjnë një listë të të gjitha ndërtesave publike dhe mënyrën e ngrohjes së tyre. Ne duam të jemi shembull për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së ndërtesave, dhe pastaj të mbështesim qytetarët në këtë”, tha Nuredini.

Rektori i Universitetit të Shtipit Bllazho Boev deklaroi se është i nderuar që ky projekt i dhuruar nga Suedia dhe i implementuar nga UNDP dhe i është besuar institucionit të tyre i cili është i pajisur me teknologji moderne.

“Universiteti i Shtipit është institucioni më progresiv shkencor në vend që mund të merret me çështje nga kjo problematikë”, tha rektori Boev.

Next Post
Ruskovska: Aksioni “Mali” u zbulua në Gërçec, për dy grupe do të zhvillohen raste të veçanta

Ruskovska: Aksioni “Mali” u zbulua në Gërçec, për dy grupe do të zhvillohen raste të veçanta

Osmani: Në kalendarin tonë, target i fillimit të negociatave është samiti i qershorit të BE-së

Osmani: Në kalendarin tonë, target i fillimit të negociatave është samiti i qershorit të BE-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom