• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Zaev pret që imunizimi masiv të fillojë kah fundi i këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm

March 24, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Zaevi pret që të zbulohet vendndodhja e Mijallkovit, përndryshe do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev pret që imunizimi masiv në vend të fillojë këtë muaj ose në fillim të muajit të ardhshëm. Në fund të këtij muaji, siç deklaroi ai sot, sasitë e para priten përmes sistemit Kovaks, ndërsa javën tjetër dozat e dyta të vaksinës ruse “Sputnik V” me të cilën vaksinohen punonjësit shëndetësorë.

Ministri kinez i Mbrojtjes duhet të mbërrijë në vend më datë 30-të të këtij muaji, i cili ndoshta do të japë informacion më të saktë se kur vijnë vaksinat kineze.

“Ajo që dimë nga të gjitha informacionet është se në fund të marsit ne presim sasitë e para nga sistemi Kovaks. Ministri kinez i Mbrojtjes po vjen më datë 30 dhe ne besojmë se ai do të sjellë informacion më të saktë kur të vijnë vaksinat kineze. Mendoj se dozat e dyta të “Sputnik” që shfrytëzohen për punëtorët shëndetësorë do të arrijnë në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Zaev pasi vizitoi fabrikën “Brako” në Veles.

Përveç qendrave shëndetësore dhe institucioneve shëndetësore ku mund të bëhet imunizimi, po përgatiten edhe ambiente shtesë në mënyrë që të zbatohet më shpejt imunizimi masiv i popullatës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se ai pret solidaritet për vaksinat, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

“E di që komisionari Varhej po bën përpjekjet maksimale, e di që para të përcaktuara janë depozituar në llogarinë me të cilën duhet të paguajmë. Këto janë donacione, para evropiane. Nuk i di detajet, ministrat përkatës do t’i kumtojnë, por unë e di që ata po bëjnë gjithçka”, tha Zaev.

SHBA-ja, shtoi ai, mund të ndajnë 2.000 vaksina në ditë ose 20.000 nga 850.000 vaksina, për rajonin që nuk është në BE, e që është kandidat për anëtarësim. Serbia gjithashtu u përball me pozicionet e saj – NATO neutrale, bëri hapa më herët. Të gjithë hodhëm hapa më vonë dhe sot jemi në të njëjtën situatë. Por SHBA-ja dhe vendet anëtare të BE-së janë gjithashtu në një situatë të komplikuar dhe të ndërlikuar. Edhe atje atmosfera është e njëjtë gjatë procesit të vaksinimit, nënvizoi Zaev.

Next Post
Në shkurt vaksina nga “Fajzer” dhe nga KOVAKS dhe grant-marrëveshje për furnizimin nga KE-ja

Rritet numri i pranimeve në spitalet, vaksinimi masiv planifikohet në muajin prill

Zaev: Do t’i implementojmë rekomandimet e KE-së

Takim i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut dhe BE-ja

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom