• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Shaqiri: Mbetemi të përkushtuar ndaj reformave kyçe të Raportit të KE-së

March 23, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Shaqiri: Mbetemi të përkushtuar ndaj reformave kyçe të Raportit të KE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave kryesore të përshkruara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2020 dhe organizimin e dialogut efektiv të pranimit me Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit në BE mbetet përparësi strategjike për zhvillimin, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtij procesi, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri në fjalën e tij hyrëse në takimin e sotëm të 17-të të Nënkomitetit për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale në Komisionin Evropian.

Shaqiri, i cili u drejtua si bashkëkryetar, theksoi angazhimin e vendit për të përmbushur të gjitha detyrat në korniza të Nënkomitetit, pavarësisht nga të gjitha sfidat që lidhen me pandeminë.

Sipas tij, është me rëndësi të veçantë mbajtja e dialogut të rregullt me Komisionin Evropian në korniza të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Ky Nënkomitet paraqet forum thelbësor për krijimin dhe promovimin e dialogut të vazhdueshëm në fusha të rëndësishme, të tilla si arsimi dhe kultura, shoqëria informatike dhe mediat, politika sociale dhe punësimi, si dhe shkenca dhe hulumtimi”, tha Shaqiri.

Në takim u diskutuan, ndër të tjera, progresi në lidhje me rekomandimet e Raportit për vitin 2020, si dhe zbatimin e konkluzioneve të Nënkomitetit të vitit 2020.

Nënkomiteti për inovacion, shoqëri informatike dhe politikë sociale është një nga organet e dialogut në mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Bashkimit Evropian, i themeluar në korniza të Komitetit për Stabilizim-Asociim.

Next Post
Filloi mbledhja e parë fizike ministrore e NATO-s nga fillimi i pandemisë

Filloi mbledhja e parë fizike ministrore e NATO-s nga fillimi i pandemisë

Bastisje në banesat e Gruevskit dhe Janakieskit

Bastisje në banesat e Gruevskit dhe Janakieskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom