• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MPPS: Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga të barabarta dhe mundësi për gratë dhe burrat

March 18, 2021
in BALLINA, LAJME
MPPS: Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga të barabarta dhe mundësi për gratë dhe burrat
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga të barabarta dhe mundësitë për gratë dhe burrat  i potencoi fushat  në të cilat duhet të ndërmeren aktivitete me qëllim që vendet anëtare  të Këshillit të ballafaqohen  me pabarazitë në paga dhe mundësitë në punësim, informon ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Gjatë sjelljes së djeshme të vendimit është potencuar  Barazia ndërmjet grave dhe burrave  e cila është mes të drejtave  themelore të njeriut që të gjitha vendet  anëtare të Këshillit të Evropës janë obliguar t’i respektojnë. Kjo është shkruar  në instrumentet më themelore ligjore të sjellura nga Organizata,  duke e përfshirë edhe Kartën sociale evropiane.

“Gjashtëdhjetë vjet pas miratimit të Kartës sociale evropiane – Kushtetuta sociale  e Evropës – me të cilën u shpall e drejta e burrave dhe grave punëtorë  me paga të barabarta për punën me vlera të barabarta, mbyllja e hendekut të pagave është qëllim që nuk mund të anulohet”, deklaroi Karin Lukas, kryetar i Komitetit Evropian për të drejta sociale.

Megjithatë, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës potencon se me qëllim të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës  të ballafaqohen  me pabarazi në paga dhe mundësitë  në punësim është e nevojshme  njohja e të drejtës së pagës së barabartë  ndërmjet burrave dhe grave për punë me  vlerë të barabartë në ligj, sigurimi i qasjes deri te  barnat juridik efektiv për viktimat e diskriminimit dhe pagesa e kompensimit, promovimi i transparencës  së pagave, mes tjerash, përmes të dhënave statistikore relevante, duke mundësuar  krahasim të pagave,  mbështetje të trupave efikas për barazi dhe institucione relevante me qëllim që të sigurohet pagë e njëjtë në praktikë, si dhe miratim ku është e nevojshme, strategji gjithëpërfshirëse  për përparimin e të drejtave të pagës së barabartë për punë me vlera të barabarta dhe  barazi gjinore gjatë punësimit, duke i përfshirë edhe standardet konkrete dhe afatin kohor detajor, veçanërisht përmes disenjimit  të politikave efektive, masat dhe mbledhja e  të dhënave të sigurta dhe standarde  të ndara sipas gjinisë.

Komiteti Evropian për të drejta sociale i ka theksuar këto elemente  në vendimet e tyre, konkluzionet dhe deklaratat për interpretim dhe vërtetim se ekzistojnë raste të mosrespektimit me këto kërkesa në baza të ndryshme, por edhe shënohet përparim.

Në vitin 2020, Komiteti Evropian për të drejta sociale publikisht shpalli  pesëmbëdhjetë vendime  për pajtueshmëri të shtetit me të drejtën e pagave të barabarta dhe mundësive të barabarta të vendit të punës  në vendet të cilat e pranuan procedurën për ankesa kolektive dhe  ka zhvilluar  kritere  të cilat mund t’u ndihmojnë vendeve-anëtare në përpjekjet e tyre  të adresohet pabarazia e zbuluar me hendekun e pagave dhe me lëshimet  në mundësi të barabarta për gratë në punësim.

Fushat prioritare për përparimin e barazisë gjinore dhe vendosje të mundësive të barabarta janë definuar në Strategjinë për barazi gjinore të Këshillit të Evropës 2018-2023, dhe mënyrën e punës dhe zbatimi i së njejtës  realizohet përmes: Koordinimit ndërqeveritar, projekte për bashkëpunim dhe vendosje të perspektivës gjinore (gender mainstreaming)  në të gjitha fusha tjera të cilat i mbulon kjo organizatë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e Këshillit të Evropës përmes  përfaqësuesit të saj nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Komisionin për barazi gjinore të Këshillit të Evropës,  merr pjesë në përpunimin e nismave, përpunimin dhe promovimin e të gjitha konventave të rëndësishme, deklaratat dhe rezolucionet nga  fusha e barazisë gjinore dhe mundësitë e barabarta. Pagë e barabartë  për punë të barabartë ose punë  me vlerë të barabartë është kusht për drejtësi sociale dhe për pjesëmarrje efektive  në sjelljen e vendimeve dhe demokracisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Next Post
Uebinar i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, aplikimi është i hapur deri nesër në ora 9 paradite

Uebinar i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, aplikimi është i hapur deri nesër në ora 9 paradite

Aktivitete të shumta për “Ditën e ekologjisë në Gostivar”

Aktivitete të shumta për "Ditën e ekologjisë në Gostivar"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom