• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Kryeministri Zaev në takim me Shoqatën e Kompanive të Huaja: Është i nevojshëm konsensus për çështjet e zhvillimit ekonomik të vendit

March 18, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
Kryeministri Zaev në takim me Shoqatën e Kompanive të Huaja: Është i nevojshëm konsensus për çështjet e zhvillimit ekonomik të vendit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ekipi qeveritar ekonomik mbajtën takim online me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe me Shoqatën e Kompanive të Huaja me prodhim të avancuar teknologjik në kuadër të Këshillit për Investime të Huaja, kryetar i së cilit është Viktor Mizo.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, në takim u diskutua për konkluzionet lidhur me çështjet prioritare të prezantuara nga Shoqata në takimin e mbajtur në dhjetor të vitit 2020, sipas të cilave prioritetet janë në disa sfera kyçe në pjesën e normave doganore për import, infrastrukturë, politikat tatimore, shpenzimet e investimeve, përmirësimin e legjislacionit, si dhe çështje të tjera me qëllim përmirësimin e funksionimit ditor të kompanive.

Kryeministri Zaev theksoi se për Qeverinë ka një rëndësi të madhe rritja e besimit të investitorëve, fillimi i investimeve të reja, nxitja e eksporteve, përforcimi i kapitalit njerëzor dhe me këtë përmirësimi i rritjes së përgjithshme ekonomike në vend.

Në takim diskutuan zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski dhe Dejan Pavleski, drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.

Në takim u theksua se është shumë e rëndësishme që në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ketë konsensus lidhur me çështjet që janë në interes nacional për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në mënyrë plotësuese u theksua se sinjal pozitiv është rritja e eksporteve. Sipas statistikave, eksporti i përgjithshëm në janar u rrit për 15.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe është 32.5 miliardë denarë. Ky është muaji i gjashtë me radhë që eksportet rriten dhe gjithashtu regjistrojnë përfshirjen më të lartë të importeve me eksporte me një normë prej 84.7%.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi mbështet kompanitë e eksportit. Në pakon e pestë të masave ekonomike deri në fund të vitit 2021, hiqen norma doganore për 71 produkte dhe lëndët e para. Për kompanitë e eksportit në mënyrë plotësuese janë hequr dhe janë ulur normat doganore për 31 lëndë të para dhe për mish.. Parashikohet gjithashtu rishikim i normës doganore dhe revidim i normës doganore dhe harmonizim me rregullat e tregut të BE-së dhe tregjeve të anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë. Masa të tjera qeveritare janë në dispozicion për kompanitë nga të gjitha veprimtaritë.

Next Post
ESHR: Më pak se një për qind e mbeturinave të grumbulluara prej plastike riciklohen, nevojiten nisma dhe aktivitete për përmirësimin e gjendjes

Shënimi i 18 Marsit – Ditës botërore të reciklimit

Fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

Nga jashtë përmes aplikacionit janë vetë-regjistruar 77 122 persona, procesi vazhdon deri më 21 prill

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom