• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

SHMDP: Po shkelen rekomandimet për mbrojtje të shëndetit të të punësuarve në administratën shtetërore

March 17, 2021
in BALLINA, LAJME
SHMDP: Po shkelen rekomandimet për mbrojtje të shëndetit të të punësuarve në administratën shtetërore
Share on FacebookShare on Twitter

Numri I të infektuarve nga pandemia me koronavirus çdo ditë është në rritje, por edhe përkundër parametrave të këtillë statistikorë, institucionet shtetërore nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë për organizim të proceseve të punës me qëllim të sigurimit të kushteve të punës në të cilat do të mbrohet shëndeti I të punësuarve, kumtoi Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve (SHMDP).

Shoqata këtë e ka konfirmuar në bazë të numrit të rritur të paraqitjeve nga të punësuar në administratën shtetërore për kushte joadekuate për punë, grupim në hapësirë të vogël të punës dhe mossigurim të pajisjes mbrojtëse.

“Të gjitha këto kushte janë në kundërshtim me rekomandimet për mbrojtje të shëndetit dhe parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Informatat flasin se çdo ditë po rritet numri I rasteve pozitive në administratën shtetërore. Kjo I referohet mosveprimit në masë të madhe në pajtim me  rregullat shëndetësore  nga ana e bartësve të funksioneve publike”, thekson Shoqata.

U bën thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike, drejtorëve të emëruar dhe të zgjedhur, urgjentisht të ndërmarrin masa për mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në organizatat/institucionet me të cilat udhëheqin, duke përkujtuar se mosveprimi rreth këtij vendimi të Qeverisë është rrezikim I vetëdijshëm I shëndetit të qytetarëve dhe shkelje e ligjeve, rregullave shëndetësore dhe protokolleve dhe kjo tërheqë përgjegjësi material dhe penale.

“U bëjmë thirrje të gjithë të punësuarve përmes organizatave sindikale, por edhe individualisht, t’I shfrytëzojnë mekanizmat të cilat janë vënë në dispozicion në drejtim të sigurimit të të drejtave të tyre shëndetësore dhe të punës. I bëjmë thirrje Këshillit inspektues, përkatësisht Inspektoratit shtetëror të punës, të dale në terren dhe të konfirmojë shkelje të rregullave dhe vendimeve shëndetësore dhe të sjellë masa adekuate me të cilat do të sanksionohen funksionarët të cilët veprojnë në kundërshtim me rregullat shëndetësore, ndërsa ministri Venko Filipçe të formojë komision të punës I cili në bashkëpunim me inspektoratin do ta kontrollojë punën e institucioneve shtetërore dhe respektimin e rekomandimeve dge vendimeve”, thekson Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Next Post
Filipçe: Gjithë ndërtesa e Klinikave interne do të lëshohet për trajtim të pacientëve me Kovid-19

Filipçe: Jemi në kulmin e valës së tretë, tani për tani ora policore mbetet prej në 22:00 deri në orën 5:00

Deri në fund të këtij apo të muajit të ardhshëm priten më shumë vaksina, sipas Filipçes të gjitha vaksinat që do të mbërrijnë janë të sigurta

Deri në fund të këtij apo të muajit të ardhshëm priten më shumë vaksina, sipas Filipçes të gjitha vaksinat që do të mbërrijnë janë të sigurta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom