• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Deri në fund të këtij apo të muajit të ardhshëm priten më shumë vaksina, sipas Filipçes të gjitha vaksinat që do të mbërrijnë janë të sigurta

March 17, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Deri në fund të këtij apo të muajit të ardhshëm priten më shumë vaksina, sipas Filipçes të gjitha vaksinat që do të mbërrijnë janë të sigurta

epa09065200 A nurse prepares the Russian Sputnik V vaccine against coronavirus - disease (COVID-19) during vaccination at Jane Sandanski Polyclinic in Skopje, Republic of North Macedonia, 10 March 2021. North Macedonia continues its coronavirus disease (COVID-19) vaccination campaign of medical workers with Russian Sputnik V vaccine. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se edhe vaksina AstraZeneka, por edhe praktikisht të gjitha vaksinat e tjera të cilat hyjnë dhe do të hyjnë në vendin tone janë të sigurta për qytetarët. Siç theksoi, ekipi i ekspertëve i ndjek të gjitha njoftimet e agjencive kombëtare për ilaçe dhe do të udhëhiqet vetëm sipas rekomandimeve zyrtare.

Ministri Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjes theksoi se aspak nuk ka problem të vaksinohet personalisht me AstraZenekën.

“Lidhur me vaksinën e AstraZenekës, praktikisht të gjitha vaksinat të cilat hyjnë dhe të cilat do të hyjnë në vendin tone do të jenë të sigurta për qytetarët, edhe ekipi i ekspertëve këtë e ndjek, e kontrollon, i ndjek të gjitha njoftimet e mundshme nga ana e agjencive kombëtare për ilaçe nga vendet të cilat e përdorin nga ana e OBSH-së dhe Agjencisë Evropiane për Ilaçe”, tha Filipçe.

Ai informon se nesër është caktuar takim i Komitetit për Siguri të EMA-s, më saktë të Agjencisë Evropiane për Ilaçe, ku do të analizohen rastet e padëshirueshme lidhur me AstraZenekën, për të cilat siç tha, janë në të vërtetë pak lidhur me numrin e përgjithshëm të vaksinave të cilat janë dhënë. Ministri i Shëndetësisë shtoi se do të nxirren mësime të cilat eventualisht do të duhet të aplikohen gjatë dhënies së kësaj vaksine.

“Të gjithë ekspertët e ekipit tonë i ndjekin edhe efektet anësore nga ana e kësaj vaksine, vendimet e agjencive kombëtare, ndërsa do të udhëhiqemi gjithsesi sipas rekomandimeve zyrtare si të EMA-s, ashtu edhe të prodhuesit”, shtoi ministri.

Deri në fillim të muajit të ardhshëm, siç informoi, pritet të funksionojë sistemi Kovaks përmes të cilit do të mbërrinin rreth 100.000 vaksina.

Shtoi se po bisedohet edhe me përfaqësues kinezë dhe ruse për vaksinat, priten paralajmërimet e tyre, edhe pse siç tha, ende nuk ka date konkrete.

“Në këtë periudhë kohore intensivisht po bisedojmë me përfaqësues kinezë dhe rusë për këto vaksina. I presim edhe paralajmërimet e tyre, ende nuk kemi datë të saktë, por kemi arsye të besojmë se kjo do të jetë diku deri në fillim të javës së parë të prillit, me çfarë do të fillonte praktikisht vaksinimi masiv për çfarë sistemi është plotësisht gati. Vazhdojnë bisedimet me kompaninë Fajzer në pjesën e atyre çështjeve shtesë të cilat praktikisht çdo ditë i kanë”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se sipas informacioneve të fundit, kompania Fajzer e ka ngritur nivelin e kujdesit lidhur me të gjitha vendet me të cilat tani po negocionon, dhe me siguri do të kërkojë kritere më të ashpra.

“Ne sot do ta marrin atë document kështu paralajmëruan, lidhur me atë çfarë saktë do të kërkohet dhe do ta njoftojmë opinionin por dua të them se qartë na u tregua se këto masa të kujdesit vlejnë praktikisht për të gjitha vendet në botë dhe me siguri kjo është njëra ndër arsyet pse aq pritet në detajet për këtë marrëveshje”, tha Filipçe.

Ai edhe një herë theksoi se praktikisht të gjitha vaksinat në vendin tone do të jenë të sigurta për përdorim dhe do të jepen sipas rekomandimeve edhe të Komitetit tone I cili merret me sigurinë gjegjësisht me gjithë procesin e imunizimit.

Ministri Filipçe përkujtoi se me sukses rrjedh vaksinimi i punonjësve shëndetësorë. Siç tha, në përfundim të ditën e djeshme ka 5.300 punëtorë shëndetësorë të vaksinuar

Next Post
Zaev për N1: Ballkani nuk është më bombë e kurdisur, problemet duhet të zgjidhen me miqësi

Zaevi me shpresë për gjetjen e zgjidhjes për veton bullgare para qershorit, Borisovi kërkon bisedime bazuar në maturi, e jo në emocione

MSH: Po bëhen përshtatjet e fundit teknike në ueb-faqen për vaksinim kundër Kovid-19

Personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19 mund të vaksinohen me një dozë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom