• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Zaev: Për furnizimin e vaksinave kemi shkuar edhe përmes kompanive private dhe përmes kompanisë shtetërore Pauer Çajna

March 10, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Zaevi pret që të zbulohet vendndodhja e Mijallkovit, përndryshe do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev i hodhi poshtë akuzat për veprim joligjor në lidhje me furnizimet e vaksinave kundër Kovid-19 nga kompania kineze Sinofarm. Tha se për furnizimin e vaksinave  është shkuar përmes firmave private, në këtë rast dhe përmes Pauer Çajna, ndërsa porosia është bërë përmes Ambasadës kineze dhe MPJ-së së Kinës në kërkesë të autoriteteve kineze.

“Absolutisht mohoj ç’farëdo lloj qëllimi të keq ose veprimi joligjor. Sepse në këtë periudhë kemi bërë  përpjekje të furnizojmë vaksinë sipas të gjitha kanaleve të mundshme siç presin qytetarët tanë, një orë më parë. Unë mirëpo edhe ministri i Shëndetësisë e ka informuar opinionin se pas dy javësh  pritje të aktiviteteve të Ambasadës kineze, ne direkt përmes Sinofarm nuk kemi mundur të kontaktojmë dhe porositëm përmes kompanive private të cilat MPJ  nuk i konfirmoi dhe për atë edhe avansi ishte tërhequr. Tani presim të arrijnë porositë përmes MPJ-së së Kinës, gjegjësisht përmes Ambasadës kineze”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve  në lidhje me shkrimet e gazetës italiane “La verita” për furnizimin e vaksinave kineze për shtetin.

Çdo vend, shtoi, bën përpjekje, dhe ne njëkohësisht kemi dërguar letër për qëllime, për interes, përmes  dhjetëra kompanive private  nga Austria, nga Britania e Madhe dhe Amerika, krahas kompanive zyrtare  përmes  ambasadave të cilat i kemi.

“Gjithsesi porositë që i kemi bërë, në rastin konkret me Kinën, janë me vërtetim dhe letër të Sinofarm me të gjitha dokumentacionet e rregulluara. Janë sjellur të gjitha vendimet e domosdoshme, por në fund u vendos se duhet të shkojmë  përmes Ambasadës kineze, përmes  MPJ-së së Kinës që të mund të realizohet vetë sasia prej 200.000 vaksinave të cilat janë porositur. Në rastin e parë kemi pasur edhe vërtetim të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës, por megjithatë i respektojmë  qëndrimet diplomatike të RP miqësore të Kinës dhe për atë porosia tani është përmes Ambasadës dhe MPJ-së së Kinës”, tha Zaev, pas vizitës së “Ist Gejt Moll” Shkup ku zhvillohen aktivitetet ndërtimore.

Ai sqaroi se Qeveria ka bërë porosi edhe përmes kompanive private.

“Po, kemi bërë porosi dhe unë kam thënë na ndihmoi në të gjithë porosinë Pauer Çajna e cila është  kompani amë e Sinohidro e cila i ndërton rrugët në Maqedoninë e Veriut. Një firmë tjetër kineze  që nuk punon për momentin në infrastrukturë. Pauer Çajna është një nga nëntë  kandidatët për Çebren. Kompania Xhinova në pronësi shtetërore të Kinës. Dhe prej atje bëjmë përpekje përveç Ambasadës”, deklaroi Zaev.

Next Post
KSHPK-ja e miraton planin vjetor për inspektimin e pronës, do të përfshihen kryetarët e komunave, gjykatës dhe funksionarë

KSHPK hapi lëndë për furnizimin e softuerit nga Dragi Rashkovski, konfirmoi Ivanovska

Republika e Maqedonisë së Veriut – një shoqëri për të gjithë

CIVILI filloi me projektin “Bëje dallimin: Respektoji dallimet” në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom