• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Spasovski: Më mirë një kohë të shkurtër të ketë masa restriktive, sesa ngarkim i plotë i sistemit shëndetësor

March 9, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Spasovski: Paprekshmëria e shtëpisë duhet të respektohet
Share on FacebookShare on Twitter

Është më mirë që një kohë më të shkurtër të kemi masa kufizuese, sesa të kemi ngarkesë të plotë të sistemit shëndetësor, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke e komentuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vendosje të orës policore, që sot duhet ta shqyrtojë Qeveria, Spasovski tha se masat restriktive janë kufizuese, por të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Vendimet që duhet t’i marrim, askush nuk i dëshiron, por ato janë rezultat i sjelljes së të gjithë neve. Nëse nuk i respektojmë rekomandimet, nëse nuk mbajmë maskë mbrojtëse, nëse grupohemi dhe bëjmë ngjarje që sigurisht nënkuptojnë përhapjen e virusit, atëherë shteti duhet të reagojë në një moment”, theksoi Spasovski në një deklaratë për media pasi promovoi qendrën e trajnimit për ndihmë të parë në Shkup.

Nuk dëshironte të paragjykonte se cili do të ishte vendimi përfundimtar që do të merret nga Qeveria dhe si do të zbatohet, por u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet.

“Ata qytetarë që tani reagojnë ndaj miratimit të masave kufizuese, ata do të reagojnë shumë më tepër në momentet kur ka një infeksion të përhapur në popullatë”, tha Spasovski në lidhje me reagimet e publikut për mundësinë e rivendosjes së orës policore.

Next Post
Filipçe: Aplikuam për 800 mijë vaksina kundër Kovid-19, i presim në fillim të vitit të ardhshëm

Filipçe: Pagat në shëndetësinë publike do të rriten për 5 për qind

“Oda e burrave të BDI-së” nuk ua jep besimin grave në pozita të larta të ekzekutivit

“Oda e burrave të BDI-së” nuk ua jep besimin grave në pozita të larta të ekzekutivit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom