• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nikollovski në takime me kreun shtetëror dhe euroambasadorin Gir: Qartë duken hapat konkretë në Planin për luftë kundër korrupsionit

March 8, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Nikollovski në takime me kreun shtetëror dhe euroambasadorin Gir: Qartë duken hapat konkretë në Planin për luftë kundër korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski sot e prezantoi Planin për luftë kundër korrupsionit para presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe para shefit të delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.

Nikollovski presidentit Pendarovski ia prezantoi masat e Planit dhe obligimet për institucionet për zbatimin e tyre me kohë. Presidenti Pendarovski potencoi se për arritjen e rezultateve nevojitet transparence e plotë, vendime adekuate ligjore, sanksione dhe kontribut nga të gjitha institucionet.

Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski i prezantoi masat e Planit me fokus të veçantë në ekipimin dhe digjitalizimin e Prokurorisë Publike si dhe qendrat hetuese në kuadër të prokurorive themelore publike, rritjen e përdorimit të Platformës Kombëtare për Ndërveprim për nevojat e shtatë organeve kompetente për luftë kundër korrupsionit, vendosjen e sistemit elektronik për inspektim “E-inspektor”, sistemit të ndjekjes së lëndëve dhe ankesave, koordinimit me institucionet, përgatitjen e Programit vjetor për Antikorrupsion nga ana e të gjitha institucioneve dhe masat e tjera të Planit.

Në takim me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, zëvendëskryemnistri theksoi se me rëndësi të madhe për realizim efikas dhe ruarje të afateve për zbatimin e masave nga Plani për luftë kundër korrupsionit, është miratimin i ndryshimeve të caktuara ligjore me disa nga masat. Nikollovski i prezantoi masat për të cilat ka nevojë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale, uljen e numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, digjitalizimin e librave amë dhe dhënien e certifikatave elektronike nga librat amë, Ligjit për furnizime publike, planit për ndryshim dhe plotësim të rregullave nga sfera e administratorëve dhe të punësuarve në sektorin publik.

Xhaferi e informoi Nikollovskin për mekanizmat e Shtëpisë Ligjvënëse për parandalimin e korrupsionit dhe njëherësh shfaqi mbështetje për zbatimin e Planit dhe harmonizimin e të gjitha ndryshimeve të nevojshme ligjore për agjendën ligjvënëse.

Mbështetje për Planin për luftë kundër korrupsionit shfaqi edhe euroambasadori Gir, i cili theksoi se Bashkimi Evropian si partner strategjik, qëndron në dispozicion për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme për zbatimin e masave.

Zëvendëskryeministri Nikollovski në takim me euroambasadorin Git I prezantoi masat e deritanishme të ndërmarrja për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, por edhe masat e ardhshme të Planit, me angazhimet për të gjitha institucionet dhe afatet për veprim për masat.

Next Post
Qeveria pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së infektimit

Për orë policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në të gjithë shtetin në kohëzgjatje prej dy javësh, Qeveria do të vendosë sot

Filipçe: Krahas Kovaks dhe Fajzer shqyrtohet mundësia për furnizim edhe të vaksinave kineze

Filipçe: Angazhimet tona janë që të sigurojmë shëndetësi për jetë cilësore të çdo gruaje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom