• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Për 56,4 për qind rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, më shumë janë nga Shkupi

March 4, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën prej 22 deri më 28 shkurt janë testuar gjithsej 20.161 material në laboratorët në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, që është për 27,2 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 3.628 raste të reja pozitive nga 32 qytete në shtet me rritje prej 56,4 për qind në krahasim me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.675; 46,2 për qind), me një incidencë javore – 271,2/100.000. Incidencë më të madhe javore prej  681,1/100.000 është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar (641,4/100.000).  Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 12 deri 21,7 për qind, mesatarisht 17,9 për qind.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 60 (n=911, 25,1 për qind). Një numër i madh i të sëmurëve është regjistruar në grup moshat prej 30 deri 39 vjeç (n=666; 18,4 për qind), prej 40 deri 49 (n=660; 18,2 për qind), prej 50 deri 59 vjeç (n=612; 16,9 për qind) dhe prej 20 deri 29 vjeç (n=530; 14,6 për qind). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjeç (n=61; 1,7 për qind) dhe prej 10 deri 19 vjeç (n=188; 5,2 për qind).

Pas dy testeve të marra negative për prani të SARS-CoV-2  apo me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 1.766 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spitale apo trajtim në shtëpi, indentike në krahasim me javën e kaluar.

Janë raportuar 69 raste të vdekjeve nga 20 qytete, që është për një rast më pak në krahasim me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 60 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, pesë persona të moshës prej 50 deri 59 vjeç, tre persona të moshës prej 40 deri 49 vjeç dhe një person prej 30 deri 39 vjeç.

Raportin e hollësishëm të Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën prej 22 deri 28 shkurt, si dhe gjendja kumulative publikohet në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik:  http://iph.mk/.

 

Next Post
Zaevi në takim me drejtuesit e grupacionit “Vitilo”: Vijon investim i ri prej 10 milionë euro

Zaevi në takim me drejtuesit e grupacionit “Vitilo”: Vijon investim i ri prej 10 milionë euro

Rezultate përfundimtare në zgjedhjet në Kosovë: Partia e Kurtit fitoi pothuajse gjysmën e votave

Rezultate përfundimtare në zgjedhjet në Kosovë: Partia e Kurtit fitoi pothuajse gjysmën e votave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom