• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
  • Ballina
  • SHOQËRI
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • SHOQËRI
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home BALLINA

Besimi: Buxheti në kondicion stabil, me trend të mirë të realizimit të të ardhurave, dalëngadalë po rikthehet aktiviteti ekonomik

March 2, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Besimi: Prioritet është kthimi më i shpejtë drejt rritjes solide ekonomike, korrigjim i mundshëm i projeksioneve për këtë vit
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti është në kuadër të projektimeve. Ai është në kondicion stabil dhe në asnjë moment gjatë krizës nuk është vënë nën pikëpyetje likuiditeti i buxhetit, ndërsa të gjitha masat të cilat janë ndërmarrë e rritën likuiditetin në ekonomi dhe do të vazhdojmë me propozim-masa për përmirësimin e kondicionit të ekonomisë dhe vitin ta përfundojmë me shkallë pozitive siç është planifikuar, prej 4,1 për qind.

Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në takimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

“Buxheti është në kuadër të projeksioneve dhe financimi i të gjitha obligimeve është në pajtim me atë që është planifikuar. Në shkurt të ardhurat pritet të jenë më mirë në krahasim me vitin e kaluar, që do të thotë ka trend të mirë të realizimit të të ardhurave që do të thotë aktiviteti ekonomik po kthehet sërish. Shpresojmë se ky projeksion që ishte edhe me sjelljen e Buxhetit do të ruhet dhe se pas kuartalit të dytë aktiviteti ekonomik ngadalë po rikthehet në normalen e re, që do të thotë ta përfundojmë vitin me shkallë pozitive të rritjes siç e kemi planifikuar prej 4,1 për qind”, deklaroi Besimi.

Potencoi se ajo që është e rëndësishme për opinionin është se buxheti është në kondicion stabil dhe se në asnjë moment gjatë krizës nuk është vënë nën pikëpyetje likuiditeti i buxhetit.

“Të gjitha masat që i kemi ndërmarrë e kemi rritur likuiditetin në ekonomi. Do të vazhdojmë me to. I ndjekim dhe me të gjitha projeksionet tona po shohim që ky vit të përfundojë me rezultat ekonomik pozitiv, që do të thotë me rritjen e BPV-së. Ne nuk do të ndalojmë, vazhdimisht do të ndjekim dhe do të shkojmë me propozim-masa për përmirësimin e kondicionit të ekonomisë”, tha ministri i Financave.

Lidhur me dhënien e eurobondeve, tha se kjo është paraparë edhe në buxhet, ku është definuar se sa prej shpenzimeve buxhetore do të mbulohen me detyrimin në vend dhe detyrimin jashtë vendit, por shtoi se kemi edhe detyrime që skadojnë këtë vit dhe që duhet të rinovohen dhe do të thotë ka edhe detyrim të ri.

Për atë se kur do të jepet theksoi se ato janë tregje financiare dhe se është e rëndësishme ajo që ndryshojnë çdo ditë, ndërsa çdo funksionar dhe çdo qytetar të cilët e dinë çfarë do të thonë financat dhe që ka ndikim në opinionin e tyre ta kenë parasysh se çdo deklaratë dhe çdo ngjarje ndikon në tregjet financiare.

Vlerësoi se është mirë që është ruajtur rejtingu kreditor i vendit, që, siç tha, janë mesazhe të qarta se ne dhe ekonomia e ruajmë në kondicion të mirë dhe japim perspektivë që pas pandemisë të kemi rritje stabile, të qëndrueshme dhe të përshpejtuar.

Next Post
Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim

Reagimi i Radevit në kundërshtim me parimin themelor për mosndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër, qëndrim i Pendarovskit

KSHZ të së shpejti të fillojë procedurë për furnizim me aparate për shenja të gishtërinjve, bën thirrje Zaev

Zaev: E palejueshme është përzierja e një vendi në tjetrin, shërbimet e inteligjencës nuk i konfirmojnë të drejtat e qytetarëve

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • SHOQËRI
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom