• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Salla Universale do të rikonstruohet në formën ekzistuese

March 1, 2021
in BALLINA, LAJME
CIVILi bën thirrje për referendum lokal për Sallën Universale
Share on FacebookShare on Twitter

Objekti i Sallës Universale në Shkup do të rikonstruohet në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke e mbajtur pamjen e saj autentike si simbol i rindërtimit të periudhës pas tërmetit Shkup. Në promovimin e projektit të kryer për rikonstruim të Sallës universale morën pjesë kryeministri Zoran Zaev , kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, drejtori i Sallës Universale Filip Avramçev, arkitekti  Bujar Muça nga zyra arkitektonike “Megaron Inzhenering” i cili e ka pëpunuar këtë projekt.

Kryeministri Zoran Zaev përkujtoi në vlerën dhe historinë e Sallës universale dhe theksoi se arkitekti Muça dhe zyra e tij arkitektonike e Qytetit të Shkupit, shkupjanëve ua prezantuan projektin ideor për rikonstruim të Sallës universale si donacion. Qyteti i Shkupit, siç tha, e pranoi donacionin dhe prejse do të përfundojë për punët përfundimtare parashikohet fillimi i rikonstruimit në maj.

“Me hapjen e sërishme të dyerve të Sallës universale, të cilat pesë vjet e gjysmë janë mbyllur, do të krijohen të gjitha kushtet të hapen edhe portat e Shkupit me pretendim në vitin 2028 me krenari ta mbaj titullin Kryeqendra evropiane e kulturës”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev përkujtoi  se për Sallën universale kanë ndarë 120 milion denarë, kanë siguruar 70 milion euro, hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për tramvajin e njohur në rrotë, janë siguruar mjete për fillimin e ndërtimit të urës në Karposh 4, i cili do të jetë vazhdim i rrugës “Lublanska” në vlerë prej rreth 400 milion denarë. Paralajmëroi se do të vazhdojë  mbështetja  nga ana e Qeverisë për të gjitha projektet kapitale të komunës.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, informon se Qeveria ka ndarë 120 milion denarë, mjete  nga buxheti i shtetit, për realizimin e këtij projekti  nga vlera e madhe për traditën dhe kulturën e Maqedonisë dhe Shkupit. Salla Universale, siç tha, ishte, dhe mbetet  institucioni  më i mirë kulturor i shumë shkupjanëve.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov përkujtoi se ideja të ruhet Salla Universale në formën ekzistuese dhe në lokacionin e përhershëm erdhi pas një debati të hapur dhe shtoi se  u dëgjua  vullneti i shkupjanëve dhe opinioni.

Arkitekti Muça mbajti prezantim  të projektit për Sallën Universale dhe sqaroi se si do të duket në të ardhmen. “Mbahet forma ekzistuese, bëhet riorganizim i brendshëm i hapësirës,  vendosen materiale të reja bashkëkohore në fasadë, para se gjithash për shkak të efikasitetit energjetik,  por me korigjime të vogla në konstruksionin ekzistues, rritet edhe mbrojtja kundër zjarreve”, tha Muça. Ai shfaqi shpresë se Salla Universale së shpejti sërish sërish do të shkëlqejë si më parë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shilegov tha se Salla Universale  do të ketë kapacitet prej rreth 1.100 deri 1.200 ulëse.

Next Post
Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Ivent industria kërkon ndihmë financiare të pakthyeshme, papunësia bie me mbi 60 për qind

Mariçiq: Për më pak se një javë fillon faza e parë e regjistrimit të popullatës

Mariçiq: Të gjithë të kemi besim në regjistrimin, të ndërpritet politizimi dhe kontestimi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom