• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Zaev për rastin “Monstra”: Procesi është udhëhequr në mënyrë transparente, politikanët t’i heqin duart nga gjyqësori dhe prokuroria

February 25, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Zaev për rastin “Monstra”: Procesi është udhëhequr në mënyrë transparente, politikanët t’i heqin duart nga gjyqësori dhe prokuroria
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë është i rëndësishëm roli ynë si shtet, çfarë shoqërie dimensionojmë, në ç’drejtim e drejtojmë shtetin dhe para së gjithash të rinjtë. Pasi nuk është në rregull të jepen shpresa të rreme. Atë që ne mund ta bëjmë si politikanë është të ndihmojmë në vërtetimin e dëshmive të mjaftueshme për rihapjen e proceseve dhe lëndëve, sot këtë mund ta bëjmë përmes institucioneve që janë para së gjithash nën Parlamentin ose Qeverinë pasi ato drejtohen drejtpërdrejt nga politikanët, ndërsa në pajtim me dëshmitë dhe argumentet prokurorët të vendosin dhe gjykatat të rigjykojnë, tha në seancën e sotme kuvendore, kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi nga Alternativa lidhur me rastin “Monstra”.

Zaev pohon se nuk ka kurrfarë ndikimi, as kurrfarë tentimi për ndikim në këtë rast ose në asnjë rast tjetër dhe nuk do të ketë as në procedurat e tjera para Apelit, para Supremes, pasi, siç theksoi, ajo gjë është kohë e kryer. Gjithsecili, theksoi e fiton shansin dhe këtu dëshmitë dhe argumentet, sipas tij, janë zotër në procedurë. Theksoi se prokurorë dhe gjykatës krejtësisht të rinj e kanë gjykuar lëndën.

“Që në periudhën e publikimit të bombave ishte detyrë e imja edhe si njeri dhe këtë e kam bërë, të gjitha materialet e përgjuara ia dorëzova PSP-së. U hapën lëndë dhe procese, u rihapën, një pjesë përfunduan me sukses, një pjesë përfunduan me përsëritjen e dënimit, procese të reja gjyqësore. Premtimi se ia vlen gjithçka për çfarëdo dëshmie ose indikacion shtesë, ashtu sikurse edhe ligjet tona e parashohin këtë, edhe Kuvendi hapi diskutim për vendime ligjore të veçanta në këtë temë, dhe të gjitha këto me qëllimin përfundimtar – drejtësinë”, theksoi Zaev.

Drejtësia, theksoi ai, është i pafajshmi të mos e vuaj burgun, por drejtësi është edhe ai që ka faj të përgjigjet sipas ligjeve.

“Ky është ndër rastet në vendin tonë që mori përsëritje të procedurës. Të gjitha transkriptat, të a.q. bomba janë prezentuar në seancë publike në gjykatë, të gjitha në dispozicion për opinionin. Me kujdes përmes informacioneve publike e kam ndjekur këtë proces pasi është i ndjeshëm edhe për familjet që i humbën fëmijët edhe për peshkatarin, edhe për njerëzit të cilët dyshohen, dhe ja sërish janë gjykuar, ndërsa një pjesë janë liruar”, tha Zaev, duke shtuar se procesi është udhëhequr në mënyrë transparente.

Sistemi gjyqësor, siç theksoi, është ai që i sjellë vendimet.

“Edhe nëse në çfarëdo mënyre të nxitur, të pabazë, duke e vënë vetë sistemin nën pikëpyetje detyrë e imja është të pyes, pasi atë vit kur kemi qenë së bashku nuk keni bërë diçka me mua, pasi nuk është punë e jona, as atëherë e juaja, as tani e jona, as atëherë e jona. Kjo është punë e prokurorisë publike dhe gjykatës. Definitivisht duhet ta dimë se politikanët duhet t’i heqin duart edhe nga gjyqësia edhe nga prokuroria. Atje vijojnë proceset”, tha Zaev.

Procesi, siç thotë, ishte plotësisht në dispozicion për opinionin dhe janë parë të gjitha detajet.

“Sërish u bë rishqyrtim i të gjitha dëshmive dhe doli autput i cili është aktgjykim i Gjykatës Themelore… Duhet pasur dëshmi që të punojë gjykata në këtë. Të bëjmë gjithçka mundemi për cilindo prej rasteve”, konstatoi Zaev, duke theksuar se me të drejtën e protestës del e vërteta edhe atë, siç theksoi, është e drejtë e lirë në vendet demokratike si vendi ynë, por, shtoi, duhet të kemi kujdes dhe të punojmë që të mos i rrezikojmë të drejta të caktuara të shumëfishta të cilitdo prej etnive në vendin tonë.

Next Post

Trump Says US Has 'passed the peak' of Coronavirus Outbreak

Programë që nuk lëshohet: Uebinar i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik

Programë që nuk lëshohet: Uebinar i CIVILit për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom