Kategoritë

EKONOMI “Purplast”-i turk do të investojë mbi 12 milionë euro dhe do të hapë 200 vende pune

Më shumë se 12 milionë euro do të investojë kompania turke “Purplast” e cila hap fabrikë në ZZHTI Shkup 2. Faza e parë e investimit, me vlerë 5,1 milionë euro, parashikon punësimin e 40 – 50 personave me pagë fillestare prej 21.000 denarë. Shumica e të punësuarve, rreth 90 për qind, do të jenë me arsim të mesëm profesional, ndërsa 10 për qind të tjerëve me arsim të lartë.

Siç u tha në nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për ndihmë shtetërore në Qeveri, “Purplast” është një biznes i suksesshëm familjar me dekada në fushën e  industrisë automobilistike e cila eksporton në 36 vende.

Ndërtimi i fabrikës në ZZHTI Shkup 2 është në fazën përfundimtare, teknologjia tashmë është sjellë, ndërsa prodhimi pritet për më pak se dy muaj.

Sipas Marrëveshjes shteti kompanisë “Purplast” i jep 2,5 hektarë tokë sipas çmimit të subvencionuar, 2,5 milionë euro ndihmë prej të cilave 500.000 para të gatshme dhe rreth dy milionë përjashtime doganore dhe tatimore.

“Bëhet fjalë për një kompani serioze me traditë me dekada e cila punëson mbi 450 njerëz, eksporton në mbi 36 vende në botë.  Faza e parë e investimit parashikon 40 – 50 të punësuar, ndërsa investimi i përgjithshëm mbi 200 punësime.  Paga fillestare  do të jetë mbi 21.000 denarë, ndërsa mund të mbërrijë deri 75.000 denarë. Me kujdes do ta ndjekim këtë segment të pagave. Nëse vlerësojmë se nevojitet, me masa shtesë do të ndihmojmë për rritjen e tyre të mëtejshme”, tha drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Despotovski shtoi se për vitin 2022 është planifikuar vendosja e Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim në “Purplast” që do të thotë se prodhimet të cilat do të krijohen këtu do të kenë potencial për vlerë të shtuar. Investimi i përgjithshëm, megjithatë, duhet të realizohet në përfundim me vitin 2026.

“Deri në vitin 2028 pritet që kompania të realizojë tre milionë euro të ardhura dhe 12 – 13 për qind fitim. Me kujdes do ta ndjekim ndihmën shtetërore, me interes tonin është që kompania t’i shfrytëzojë këto mjete dhe të fillojë t’i paguajë detyrimet  na shtetit”, përmendi Despotovski.

Sipas drejtorit ekzekutiv të “Purplast-it, Mehmed Shishmanogllu, puna do të fillojë para majit të këtij viti, ndërsa hapa zyrtare e fabrikës do të jetë gjatë verës.

Kompani disponon me 26.000 metra katrorë tokë ndërtimore me qira nga e cila në fazën e parë të investimit janë shfrytëzuar pothuajse 50 për qind.  Faza e dytë pritet në vitin 2025.

“Filluam me përgatitjen e tokës më 1 korrik të vitit 2020 dhe për 7,5 muaj  përfunduam 75 për qind të ndërtimit të fabrikës. Kemi gjithsej 12.000- metër katrorë hapësirë të mbyllur, ndërtesa administrative përfshin 1.600 metër katrorë dhe është në dy kate, derisa salla e prodhimit është me një sipërfaqe prej 10.400 metra katrorë.

Linjat tona të reja të prodhimet  të cilat i kemi porositur nga furnizuesi ynë italian, tashmë kanë mbërritur , tani priten përgatitjet elektrike dhe mekanike për montimin përfundimtar”, theksoi Shishmanogllu.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili i dëshiroi mirëseardhje “Purplast-it,  duke theksuar se investimi është një mundësi e shkëlqyer për punësimin e qytetarëve tanë.

“‘Purplast’ tregoi se ka besim në politikat tona ekonomike dhe në klimën afariste për investim. Besoj se kemi marrë vendim të vërtetë, duke e njohur peeriudhën e Kovidit si mundësi për investime të reja”, tha Bytyqi.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Despotovski përkujtoi se për më pak se 45 ditë, kjo është ngjarje e dytë e këtillë për sivjet, që tha, do të thotë fillim i mirë.