• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Fillon vaksinimi kundër Kovid-19, gjysma e të sapoinfektuarve janë me mutacionin britanik

February 18, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME
MSH: Po bëhen përshtatjet e fundit teknike në ueb-faqen për vaksinim kundër Kovid-19
Share on FacebookShare on Twitter

Me vaksinim dhe respektim të masave për mbrojtje do të dobësohet  pandemia e KOVID-19, bindin autoritetet shëndetësore. Vaksinimi kundër  KOVID-19 në vend filloi dje në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Me vaksinën e “Fajzer” ishin vaksinuar  një mjeke dhe infermierja kryesore  nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ndërsa pastaj ka vijuar  edhe vaksinimi i të tjerëve  nga ai institucion shëndetësor publik.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se 70-të për qind e numrit të tërësishëm të punonjësve shëndetësor duan të vaksinohen  kundër KOVID-19.

“Vaksinat janë të sigurta. Të zhvilluara në platforma  të sigurta. Mbrojnë 100%, pothuajse të gjitha vaksinat të cilat tani janë në treg, mbrojnë nga vdekja  dhe forma e rëndë  e sëmundjes. Kjo është mënyra e vetme të ndryshohet gjendja për epideminë  në botë”, ka potencuar Filipçe. Shtoi se ende është herët  që tërësisht të relaksohemi, për shkak të asaj që megjithatë këtu është detektuar variacioni  britanik, mutacion i koronavirusit.

Tani për tani plani është vaksinimi të zhvillohet në Shkup, në Spitalin modular, ndërsa të punësuarit në qendrat kovid nga spitalet tjera gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme do të arrijnë këtu. Më tutje, vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjithë shtetin. Pika në spitalin modular ku ka gjshtë vende për vaksinim  punon në dy turne prej orës 08:00-20:00, ndërsa vaksinimin do ta realizojnë  ekipet mjekësore  nga Shtëpia Shëndetësore Shkup. Deri tani janë lajmëruar 4.000 punonjës shëndetësor për vaksinim, prej të cilëve rreth 2.000 janë në Shkup, ndërsa të tjerët nga qytetet tjera. Çdo punonjësi shëndetësor i cili e merr vaksinën menjëherë do t’i rezervohet  doza  dytë për rivaksinim.

Imunizimi nga Spitali modular bëhet me 4.680 nga të paraparat 8.000 doza vaksina nga prodhuesi “Fajzer”, të cilat shteti i ka marrë si donacion nga Serbia. Me arritjen e dozave tjera të vaksinave në shtet, do të bëhet distribuimi i vaksinave nëpër shtëpitë shëndetësore në vend, ku vaksinimi zbatohet në pikat ekzistuese për vaksinim. Deri në fund të muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Fajzer”, të cilat janë siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza përmes sistemit Kovaks.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dje deklaroi se  së shpejti do të dhurojnë  vaksina për Maqedoninë e Veriut, kur do të kenë sasi të mjaftueshme nga BE-ja.

Ajo për televizionin BTV deklaroi se vonimi i detyrohet edhe mekanizmit Kovaks, ku Bullgaria është gjithashtu pjesëmarrës.

“Tani fillon furnizimi i rregullt me vaksinat nga ana e BE-së dhe shpresoj se së shpejti do ta kemi këtë mundësi. Bullgaria së shpejti do të dorëzojë vaksina në Maqedoninë e Veriut”, thotë Zaharieva.

Deri dje në orën 14:00 gjtihsej 53.070 qytetarë janë regjistruar për vaksinimi kundër Kovid-19 përmes ueb faqes “vakcinacija.mk”, ndërsa përmes mjekëve amë 24.958 persona.

Gjithsej 347 raste me KOVID-19 nga 2.383 testimet e bëra ishin evidentuar në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Janë shëruar 168 pacientë. Vdiqën shtatë persona, prej të cilëve gjashtë në kushte spitalore, ndërsa një në kushte shtëpiake.

Nga rastet e reja pozitive me KOVID-19, sërish  më së shumti ka në  Shkup – 157, Prilep – 35, Kavadar – 26, Ohër – 19, Kumanovë – 14, Shtip dhe Negotinë nga 13, Tetovë – 12, Gjevgjeli – 10, Veles dhe Krushevë nga 6, Manastir, Gostivar dhe Dellçevë nga 5, Strugë, Dibër, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 3, Resnjë, Vallandovë dhe Kratovë – 2, Strumicë, Koçan dhe Makedonska Kamenica nga 1. Nga personat e vdekur, katër pacientë ishin nga Shkupi, të moshës 80, 79, 69 dhe 61 vjet, nga një pacient  nga Kumanova (80 vjet), Velesi (66 vjet) dhe Prilepi (61 vjet).

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 616 edhe ka rreth 418 shtretër të lirë në kovid qendrat. Të gjtiha repartet infektive  kanë furnizim me oksigjen dhe mund t’u japin pacientëve të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 492.374 testime për Kovid-19. Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 97.803, numri i pacientëve të shëruar është 88.469, të vdekurve 3.010, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.324.

Next Post
“Purplast”-i turk do të investojë mbi 12 milionë euro dhe do të hapë 200 vende pune

“Purplast”-i turk do të investojë mbi 12 milionë euro dhe do të hapë 200 vende pune

Besimi: Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin 30 deri në 50 për qind të linjës kreditore pa interes do të shndërrohet në grant

Besimi: Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin 30 deri në 50 për qind të linjës kreditore pa interes do të shndërrohet në grant

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom