Kategoritë

AKSION Simovski: Insistojmë regjistrimi të jetë operacion statistik dhe jo ndryshe

Kishte shumë zhurmë rreth kategorive “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Këto janë elemente metodologjike dhe nuk duhet të jenë të përfshira në ligj. Deputetët ndërhyjnë në ligj me amandamente dhe mund të ndodhë që elemente të caktuara ndërkombëtare të ndryshohen me ndërhyrjen e deputetëve. Kjo është arsyeja pse ne nuk i vendosëm ato në ligj.

Ai pretendon se metodologjia dhe kategoritë e regjistrimit janë “deri në milimetër në përputhje me standardet ndërkombëtare”

– Metodologjia thotë shumë saktë se cilët persona hyjnë në cilën kategori. Në njësitë e mbulimit kemi përfshirë qytetarët tanë të cilët kanë qenë jashtë vendit për më shumë se një vit, vitet e fundit është ankanduar me shifra të ndryshme se sa i madh është emigracioni ynë, ne nuk i dimë numrat e saktë, shpjegon Simovski. Regjistrimi duhet të na japë elemente, baza për planifikimin e zhvillimit. Politizimi, refuzimi i pjesëmarrjes në regjistrim mund vetëm të shtrembërojë imazhin.

Lidhur me kolonën e përkatësisë etnike, Simovski thotë se të gjithë do të kanë lirinë të shprehen siç vet mendojnë, ndërsa përgjigja nuk është e kufizuar vetëm në bashkësitë etnike të renditura në Kushtetutë.

– Me heqjen e shenjës së përkatësisë etnike, ne do ta përjashtonim çdo mundësi për politizim të regjistrimit. Shpërndarja e rezultateve të regjistrimit tani do të bëhet përmes një baze të të dhënave elektronike të shpërndarjes dhe përdoruesi do të zgjedhë vet të dhënat që i duhen.