• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

CIVILi me panel diskutimi për (keq)përdorimet e mundshme të regjistrimit ( DREJTPËRDREJT)

February 9, 2021
in BALLINA
CIVILi me panel “Si mund të (keq)përdoret regjistrimi?”
Share on FacebookShare on Twitter

Filloi paneli i CIVIL në temën: “Si mund të (keq)përdoret regjistrimi?” Pjesëmarrës në panel diskutim janë Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë, Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit., Kryeredaktor i “Kapital” dhe Dehran Muratov, gazetar dhe koordinator i CIVILit. Panel diskutimin do ta drejtojë gazetari Zoran Ivanov.

-Kishte shumë zhurmë rreth kategorive “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Këto janë elemente metodologjike dhe nuk duhet të jenë të përfshira në ligj. Deputetët ndërhyjnë në ligj me amandamente dhe mund të ndodhë që elemente të caktuara ndërkombëtare të ndryshohen me ndërhyrjen e deputetëve. Kjo është arsyeja pse ne nuk i vendosëm ato në ligj.

Ai pretendon se metodologjia dhe kategoritë e regjistrimit  janë “deri në milimetër në përputhje me standardet ndërkombëtare”

– Metodologjia thotë shumë saktë se cilët persona hyjnë në cilën kategori. Në njësitë e mbulimit kemi përfshirë qytetarët tanë të cilët kanë qenë jashtë vendit për më shumë se një vit, vitet e fundit është ankanduar me shifra të ndryshme se sa i madh është emigracioni ynë, ne nuk i dimë numrat e saktë, shpjegon Simovski.

Regjistrimi duhet të na japë elemente, baza për planifikimin e zhvillimit. Politizimi, refuzimi i pjesëmarrjes në regjistrim mund vetëm të shtrembërojë imazhin.

Lidhur me kolonën e përkatësisë etnike, Simovski thotë se të gjithë do të kanë lirinë të shprehen siç vet mendojnë, ndërsa përgjigja nuk është e kufizuar vetëm në bashkësitë etnike të renditura në Kushtetutë.

– Me heqjen e shenjës së përkatësisë etnike, ne do ta përjashtonim çdo mundësi për politizim të regjistrimit.

Shpërndarja e rezultateve të regjistrimit tani do të bëhet përmes një baze të të dhënave elektronike të shpërndarjes dhe përdoruesi do të zgjedhë vet të dhënat që i duhen, tha Simovski.

“Nëse jemi të paktën pak përgjegjës, ne në vetëqeverisjen lokale nuk kemi të drejtë të frikësohemi nga detyrimet për regjistrimin, sepse ato të dhëna janë baza për krijimin e politikave në nivelin lokal,” tha Kryetari i bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai thekson se të dhënat nga regjistrimi janë të domosdoshme për planifikimin e infrastrukturës së mirë, për trafik të qëndrueshëm, numrin e amvisërive, vlerësimin se ku është e nevojshme të investohet në infrastrukturë…

Shilegov shpjegoi se vetëqeverisja lokale do të sigurojë mbështetje administrative për regjistrimin, dmth do të ndihmojë Entin shtetëror të statistikave.

Sa më shpejt ta përfundojmë, aq më mirë. Jo rastësisht zgjidhet kjo periudhë, konsiderohet se është periudha më e favorshme. Kjo është standard kudo në botë. Përpjekjet për politizim, thirrjet për bojkotim, nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të shkatërruar proceset që ne duhet të bëjmë si shtet, tha Shilegov, i cili u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen masovikisht regjistrimit.

 

Next Post
Filipçe: Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur

Prej nesër pritet të jetë në funksion ueb faqja për paraqitje për vaksinim kundër Kovid-19

Simovski: Insistojmë regjistrimi të jetë operacion statistik dhe jo ndryshe

Simovski: Insistojmë regjistrimi të jetë operacion statistik dhe jo ndryshe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom