• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Filloi debati publik në Kuvend për Projekt-konceptin për arsim fillor

February 5, 2021
in BALLINA, LAJME
Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sërish në procedurë parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi sot, në seancën e tij të shtatë, filloi debat publik mbi Projekt-konceptin për arsimin fillor të organizuar nga Komisioni amë për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Në seancë marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, përfaqësues të Qeverisë, MASH dhe organet në përbërje të saj, prej institucioneve arsimore shtetërore, profesorë nga fakultete pedagogjike, drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave fillore, nga ASHAM, OJQ dhe organizata ndërkombëtare.

Debati publik organizohet pasi përfundoi afati (20 janari) për dërgesë përmes postës elektronike në MASH, ku kanë arritur rreth 30 propozim për projekt-konceptin, pastaj ka pasur edhe tjera shtesë dhe të gjitha sipas Ministrisë dikasteriale, janë shqyrtuar dhe do të pranohen  ato që janë konstruktive.

Ministrja Carovska pardje në një deklaratë për media tha se diskutimi do të përmbledhë të gjitha qëndrimet, do të shfaqen vërejtjet dhe sugjerimet që arritën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të përcaktuar se çfarë është konstruktive dhe e pranueshme dhe të avancohet  koncepti.

Projekt-koncepti për arsimin fillor (dokument prej 48 faqesh), për të cilin autoritetet pretendojnë se parashikon reforma të qëndrueshme që çojnë në një arsim më të mirë, në dy muajt e fundit, pasi u prezantua publikisht, provokoi reagime nga institucionet dhe shoqatat që besojnë se duhet të përgatitet i ri përmes një procesi afatgjatë dhe përmes diskutimeve serioze profesionale dhe akademike.

Në ndërkohë, MASH ka organizuar dialog të gjerë konsultativ me të gjithë palët e përfshira në mënyrë që të sqarojë dilemat dhe druajtjet e heqjes së lëndëve mësimore dhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve.

Reforma me konceptin e ri parashikon plan të ri mësimor, sipas së cilës do të ketë tetë ose nëntë lëndë të obligueshme në shkollat ​​fillore dhe një numër më të madh lëndësh zgjedhore, në dy grupe – gjuhë amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe ose boshnjake) dhe matematikë, anglisht, shkenca natyrore (që do të përfshijë përmbajtje nga biologjia, gjeografia fizike, kimia dhe fizika) dhe shkencat shoqërore (me përmbajtje nga historia, gjeografia sociale, edukimi qytetar, fetë, etika). Në grupin e dytë të obligueshme planifikohen të jenë lëndët që mbulojnë edukimi i artit, fizik dhe edukim tekniko-teknologjik-informatik.

Next Post
Zaev: Jemi vonë me reformat në arsim, por edhe nuk do të shpejtojmë

Zaev: Jemi vonë me reformat në arsim, por edhe nuk do të shpejtojmë

Simovski: Regjistrimi është në interes vetëm të qytetarëve, metoda e kombinuar do të japë nivel të lartë të cilësisë së të dhënave

Simovski: Regjistrimi është në interes vetëm të qytetarëve, metoda e kombinuar do të japë nivel të lartë të cilësisë së të dhënave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom