Kategoritë

BOTA Qeveria gjermane paralajmëron sanksione të mundshme shtesë ndaj Rusisë për shkak të Navalnit

Qeveria gjermane kumtoi sot se sanksionet shtesë kundër Rusisë nuk përjashtohen pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me burg liderin rus opozitar Aleksej Navalni.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Shtefen Zajbert tha në konferencë shtypi se Berlini do të diskutojë hapat e mëtejshëm me partnerët evropianë.

SHBA, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë menjëherë Navalnin.

Natën e kaluar, një gjykatë në Moskë e ndryshoi dënimin me kusht për Navalnin në rastin “Iv Risher” me 3,5 vjet burg.

Sipas informacioneve jozyrtare, dënimi i Navalnit do të ulet në rreth 2,5 vjet, për shkak të kohës së kaluar në arrest shtëpiak.

Navalni u arrestua në kufirin rus më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjenc nervor.