Zbardhje e menjëhershme dhe e plotë e rastit të Dhomës Publike, ndëshkime përkatëse për administratorët, por edhe inkriminim të ngacmimit seksual përmes internetit në Kodin Penal janë pjesë e kërkesave që do të shpallen në marshin protestues që fillon sot në mesditë para Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të përfundojë para Prokurorisë Publike.
Motoja e marshit është “Dhoma publike është vepër penale!”, kurse është organizuar nga Platforma për barazi gjinore.
Irena Cvetkoviq nga Koalicioni Margjina në një deklaratë për MIA-n tha se marshi do të fillojë dhe do të përfundojë para këtyre lokacioneve sepse këto dy institucione janë thelbësore në mbrojtjen nga dhuna në përgjithësi, por edhe në rastin “Dhoma Publike”.
Sipas saj, ideja prapa motos “Dhoma Publike është vepër penale!” Është të përmendet me fjalë të vërteta ajo që po ndodh në atë grup, por gjithashtu të përqendrohet diskursi rreth Dhomës Publike ndaj krimeve dhe autorët e tyre të mundshëm, në vend drejtë viktimave ose të dëmtuarave.
Organizatorët e marshit kërkojnë nga Prokuroria Publike që të zbardhin tërësisht rastin “Dhoma Publike”, por edhe të ndëshkojë administratorët në përputhje me rrethanat.
Meri Cvetkovska nga HERA është e mendimit se marshi protestues është apel për institucionet kompetente për të ndëshkuar kriminelët.
Në një deklaratë për MIA-n, ajo sqaroi se institucionet duhet të përgjigjen në mënyrë përkatëse, të gjejnë zgjidhje sistematike dhe të mbyllin grupin.
Sipas saj, rasti me “Dhomën Publike” është një tjetër provë se dhuna është e vërtetë. Dhuna, shton ajo, ekziston dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për parandalimin e saj edukimi i të rinjve që do të mësojnë se si ta njohin atë, si të mbrohen dhe ku ta raportojnë atë.
Prokurori Publik Lubomir Joevski dje deklaroi se “Dhoma publike” është profil i hapur në platformën Telegram, me seli në një shtet të huaj. Që këtu, nuk kemi mundësi ligjore të urdhërojmë, pezullojmë, ndalojmë funksionimin e saj, e as të urdhërojmë përndjekjen e autorëve për të na i dhënë dëshmitë. Sipas kësaj, në raste të tilla ndërmarrja e veprimeve të caktuara kërkon periudhë më të gjatë kohore, por edhe gatishmëri për bashkëpunim të organeve gjyqësore”, thotë Joveski.
Sipas tij, nevojiten edhe ndryshime dhe plotësime në Kodin penal në këtë pikëpamje, gjegjësisht është e nevojshme legjislatura ta ndjekë zhvillimin bashkëkohor por edhe zhvillimin e bashkëpunimit me organet kompetente të huaja.
Grupi “Dhoma Publike”, në të cilin më shumë se 6,500 anëtarë shpërndanë fotografi, profile të mediave sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra vajzash, u fshi nga rrjeti social Telegram në fund të javës së kaluar. Në ndërkohë, hetimi për krijuesit e grupit vazhdon dhe katër persona janë arrestuar tashmë, dy prej tyre nga Manastiri, një nga Velesi dhe një nga Shtipi. Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes sepse ekziston një grup tjetër i ngjashëm në Telegram për të cilin po veprohet gjithashtu.
Rasti “Dhoma Publike” u aktualizua përsëri pasi u njoftua se në rrjetin social Telegram, anëtarët e grupit ndajnë foto, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga vendi.
Grupi i parë i tillë në rrjetet sociale u zbulua një vit më parë, kur u regjistruan rreth 7,000 përdorues që kanë shkëmbyer fotografi eksplicite të vajzave, disa prej tyre të mitura. Policia më pas njoftoi se grupi “Dhoma Publike” u mbyll pasi u ndërmorën masa.