• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Osmani-Soreide: Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon

February 1, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Osmani-Soreide: Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme bilaterale që Norvegjia ofron në mënyrë që të avancojë proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, të reflektuar në mbështetje të kapaciteteve administrative dhe legjislative të nevojshme për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Norvegjia renditet në një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës bilaterale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në transformimin e vendit tonë në një shoqëri demokratike,” tha Osmani.

Gjatë bisedës u theksua edhe angazhimi i fuqishëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  për të zbatuar agjendën e reformave, e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit. Njëherësh, u theksua bashkëpunimi i ngushtë shumëpalësh dhe pjesëmarrja e përbashkët e të dy vendeve në kuadrin e misioneve paqëruajtëse. Në këtë drejtim, Osmani përgëzoi Norvegjinë për zgjedhjen e saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, që është një mundësi e shkëlqyeshme për të forcuar kontributin e saj në multilateralizëm.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një anëtare e NATO-s dhe me perspektivë të BE-së, e cila kontribuon ndjeshëm në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Osmani.

Gjatë bisedës, Ministrja Soreide gjithashtu përgëzoi presidencën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE në vitin 2023 dhe angazhimin e vendit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje, propozime dhe sugjerime për shfrytëzimin e potencialeve të bashkëpunimit ekonomik pavarësisht distancës gjeografike. Në të njëjtën kohë, u shkëmbyen informacione mbi gjendjen e krizës shëndetësore dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë, si dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Next Post
Vazhdon debati në Kuvend për propozimin Dobrilla Kacarska të jetë gjykatëse e re në Gjykatën Kushtetuese

Zgjidhja ligjore është sjellë me konsensus, mundësohet hyrje e vaksinave për Kovid-19 në vend

These Are The Best Watches From Around The Web This Week

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom