• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Zaev – Kluge: Dinamizmi i procedurës për marrjen e vaksinave për të gjitha vendet është shprehje e miqësisë dhe solidaritetit

January 20, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Zaev – Kluge: Dinamizmi i procedurës për marrjen e vaksinave për të gjitha vendet është shprehje e miqësisë dhe solidaritetit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes video-konferencës realizuan takim me drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge dhe me përfaqësuesit e OBSH-së.

Në fokus të bisedës, siç kumtoi pre-shërbimi qeveritar, ishin informacionet për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut me të infektuarit nga virusi korona, si dhe aktivitetet në lidhje me sigurimin e vaksinave dhe imunizimin e popullsisë kundër virusit KOVID-19.

Gjatë bisedës, kryeministri Zaev, siç theksohet njoftoi se gjendja me të infektuarit nga virusi korona KOVID-19 në vendin tonë është stabile me numër dyfish më të ulët të pacientëve të hospitalizuar dhe se nëse ka nevojë, ka mjaftueshëm vende të lira në spitale. Zaev veçanërisht e theksoi dhe u falënderua për mbështetjen e OBSH-së dhe bashkëpunimin e suksesshëm në zyrën lokale të Organizatës në vend, në aspekt të donacioneve, konsultimeve, udhëzimeve dhe rekomandimeve për tejkalimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

“Gjatë festave, këtu në Maqedoninë e Veriut janë vendosur masa dimensionale me qëllim të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të zbutet goditja drejt sistemit shëndetësor dhe mbështetjes së qytetarëve, me respektimin e plotë të masave mundësoi që tani të kemi stagnim të përhapjes së virusit”, tha Kryeministri Zaev duke shtuar se edhe më tej mbeten në fuqi masat dhe rekomandimet me qëllim të mbrojtjes së popullsisë dhe sistemit shëndetësor.

Në takim u theksuan përpjekjet e OBSH-së, partnerët e saj dhe vendi jonë për dinamizmin e procedurës për sigurimin e vaksinave përmes Programit KOVAKS, gjatë së cilës u theksua aspekti i respektimit të vlerave themelore të cilat tregohen, ato janë miqësia dhe solidariteti i vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Zaev informoi për 8.000 doza të vaksinave të cilat nga Republika e Serbisë do të arrijnë dhe do të destinohen për të gjithë punonjësit shëndetësor, të cilëve bashkë me përfaqësuesin e OBSH-së i falënderuan për humanizmin dhe sakrificën në muajt e kaluar4 deri sa zgjat epidemia.

Përfaqësuesi i OBSH-së e theksoi bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin e Sëmundjeve Infektive, duke shprehur mbështetje për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Procesit të Berlinit, me shpresë se do të vazhdojë dhe do të rritet dinamizmi i koordinimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për ballafaqim të suksesshëm me Kovid-krizën.

Next Post
Carovska: Në bazë të përvojave ndërkombëtare do të krijojmë modelin tonë të arsimit

Carovska në takim me të rinjtë: Avancimi i standardit studentor dhe nxënësit është prioriteti jonë kryesor

Muzeu i VMRO-së ka filluar me ndërtim para se të lidhet Marrëveshja për këtë, konfirmoi eksperti në lëndën “Tenderë”

Muzeu i VMRO-së ka filluar me ndërtim para se të lidhet Marrëveshja për këtë, konfirmoi eksperti në lëndën “Tenderë”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom