• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Fon der Lajen: Eurokomisioni do të propozojë mekanizëm për t’iu ndarë vaksina për Kovid-19 vendeve jashtë BE-së

January 20, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Gjendja me Kovid-19 është nën kontroll, sistemi shëndetësor po përgaditet për vaksinim
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon derl Lajen konfirmoi se Komisioni Evropian do të propozojë mekanizëm për ndarjen e vaksinave me vendet jashtë BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefja e Komisionit me këtë e konfirmoi paralajmërimin e djeshëm të eurokomisares për Shëndetësi, Stella Kiriakides, për një mekanizëm të tillë me të cilin duhet t’u ndihmohet vendeve me të ardhura të ulëta apo të mesme të cilat nuk mund ta bëjnë furnizimin e vaksinës.

“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë për t’i vaksinuar të punësuarit në linjën e parë, në Ballkanin Perëndimor, Partneritetin Lindor, Afrikë dhe për këtë Komisioni Evropian propozon mekanizëm për ndarjen e vaksinave ode drejtpërdrejt ose përmes Kovaksit”, deklaroi sot në mëngjes Fon den Lajen para Parlamentit Evropian dhe në vigjilje të Samitit të nesërm të liderëve të BE-së, në të cilin bisedohet në këtë temë.

Kryetarja i kritikoi vendet anëtare të BE-së pasi nuk po dëshmojnë solidaritet për vaksinat.

“Disa do të pyesim si të ndajmë kur edhe vetë nuk jemi vaksinuar, atyre u përgjigjem se nuk është vetëm solidariteti në pyetje, por edhe interesi personal”, porositi Fon der Lajen, duke theksuar se në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së në planin gjeopolitik.

Fon der Lajen shtoi se “ata të cilët do të dëshmojnë mbështetje nuk do të harrohen por ata që nuk do ta dëshmojnë do të mbahen në mend për arsye të ndryshme”.

“Evropa duhet të jetë në anën e mirë të historisë dhe njerëzimit”, porositi shefja e Eurokomisionit.

Sipas paralajmërimit të Kiriakides pritet KE t’i sigurojë 70 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për furnizimin e vaksinave si edhe 50 milionë euro mbështetje përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH i paralajmëroi vendet e pasura në botë se “egoizmi” për vaksinat do të shpjerë në krizë morale.

Next Post
Investim i ri gjerman në ZZHTI Shkup, rrogat në zona më të larta se mesataret

Investim i ri gjerman në ZZHTI Shkup, rrogat në zona më të larta se mesataret

Gir: Bashkëjetesa e gjuhëve në BE është simbol i fuqishëm i unitetit përmes diversitetit

Gir: Për progresin e vendit duhet luftë efikase kundër korrupsionit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom