Kjo deklaratë duhet të përpunohet në bazë të nenit 394-d të Kodit Penal: “Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofob përmes sistemit kompjuterik” sepse promovon dhe nxit urrejtje dhe dhunë bazuar në besimet fetare dhe përkatësinë etnike, ka shkruar Najçevska në Fejsbuk, pas postimit të Dimitar Apasievit, deputetit dhe kreut të partisë E Majta ( Levica).
Njëkohësisht, ai zhvlerëson masat e shtetit për të parandaluar përhapjen e Covid19 dhe inkurajon qytetarët të mos i marrin parasysh këto masa dhe të kundërshtojnë organet shtetërore në zbatimin e tyre.
Meqenëse deklarata nuk është bërë brenda Kuvendit, kërkesa për heqjen e imunitetit parlamentar nuk kërkohet për të kryer aktivitetet e nevojshme, ka reaguar profesoresha Mirjana Najçevska.