• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Jutjub ka bllokuar Trampin për të paktën shtatë ditë për shkak të nxitjes së dhunës

January 13, 2021
in BOTA, BALLINA, LAJME
Jutjub ka bllokuar Trampin për të paktën shtatë ditë për shkak të nxitjes së dhunës
Share on FacebookShare on Twitter

Jutjub ka kumtuar se ka pezulluar kanalin e presidentit amerikan në largim Donald Tramp, pasi e ka shkelur rregulloren e abonuesve, me të cilën ndalohet nxitja e dhunës, pas ndërhyrjes së javës së kaluar në Kongresin e SHBA-së.

Jutjub kanali i Trampit tani nuk është në gjendje të postojë video të reja ose transmetime të drejtpërdrejta për të paktën shtatë ditë, të cilat mund të zgjaten, kumtoi Jutjub.

Platformat e internetit dhe kompanitë e rrjeteve sociale po distancohen dhe po ndërmarrin veprime kundër atyre që nxitën ose morën pjesë në dhunën e javës së kaluar në Uashington.

Menjëherë pas incidentit, Tuiter dhe Fejsbuk i bllokuan llogaritë e Trampit dhe hoqën të gjithë përmbajtjen që e mbështeste sulmin e javës së kaluar, ndërsa Amazon pezulloi rrjetin social Parler, i cili aktualisht përdoret nga shumë mbështetës të Trampit.

Mbështetësit e Trampit hynë në Kongresin e SHBA-së më 6 janar, duke u përpjekur të bllokojnë seancën për verifikimin e fitores në zgjedhje të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Xho Bajden. Trampi, i cili e kontestoi vlefshmërinë e fitores së Bajdenit pa siguruar prova, fillimisht lavdëroi mbështetësit e tij, por më vonë e dënoi dhunën.

Next Post
Donacion gjerman të automjeteve dhe pajisjeve për policinë kufitare

Donacion gjerman të automjeteve dhe pajisjeve për policinë kufitare

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do t’i njohë rezultatet nëse nuk tërhiqet propozim-ligji i Regjistrimit dhe nuk gjendet një zgjidhje konsensuale

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do t'i njohë rezultatet nëse nuk tërhiqet propozim-ligji i Regjistrimit dhe nuk gjendet një zgjidhje konsensuale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom