• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Spasovski për ditëlindjen e Ahmetit: Janë dënuar të gjithë që ishin të ulur në tryezë

January 8, 2021
in BALLINA, LAJME
Spasovski për ditëlindjen e Ahmetit: Janë dënuar të gjithë që ishin të ulur në tryezë
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë që ishin të ulur në tryezën pa dallim qofshin ata kryetarë të partive, deputetë apo ministra, janë dënuar, dhe kur bëhet fjalë për këtë udhëheqje të MPB-së nuk mund ta fajësoni. Ne jemi të përcaktuar që ligjet të vlejnë për të gjithë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kur u pyet rreth festimit të ditëlindjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në hapësirat e reja të Ministrisë së Sistemit Politik.

Ministri në konferencën e sotme për media,  theksoi se është e rëndësishme që institucionet të funksionojnë dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht nëse ai është funksionarë apo jo.

“U dënuan të gjithë që ishin të ulur në atë tryezë. Pavarësisht nëse janë kryetarë të partive, deputetë apo ministra dhe kur flasim për shqiptimin e dënimeve ndaj zyrtarëve shtetëror, të paktën mua ose këtë udhëheqje të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk mund ta fajësoni. Nga kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat janë ndëshkuar të gjithë deri më tani për bërjen e disa veprimeve të caktuara që duhet t’i sanksionoj”, tha Spasovski.

Ai shtoi se paditë penale janë dorëzuar në Prokurorinë Publike, kurse më vonë Prokuroria do të prononcohet nëse është krim apo jo.

Spasovski potencoi se ekziston protokoll i caktuar i definuar nga Komisioni për Sëmundjet Infektive si dhe në cilën mënyrë të sillen institucionet kur mbajnë takime dhe seanca.

“Pra, kur mbahen takime në institucionet shtetërore, duhet të respektohen protokollet për distancën, për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, por nuk është e ndaluar të ketë takime të tilla, kështu që nga pikëpamja penale ligjore Prokuroria Publike të prononcohet, ne qëndrojmë në dispozicion për të ndihmuar në çdo gjë që do të kërkohet nga ne. Megjithatë, nga aspekti i asaj përgjegjësie kundërvajtëse për mosrespektimin e masave që kemi marrë, të gjithë atyre u janë shqiptuar sanksione për kundërvajtje, u janë dhënë urdhërpagesa”, shtoi Spasovski.

Next Post
Filipçe: Situata epidemiologjike e qëndrueshme, shkeljet gjatë festave nuk ishin të shpeshta dhe të shumta

Filipçe: Situata epidemiologjike e qëndrueshme, shkeljet gjatë festave nuk ishin të shpeshta dhe të shumta

Aleksandar Kërzhallovski për Perspektivat 2021: Sektori civil duhet të rinovojë lidhjen me qytetarët, të kontribuojë në vlerat evropiane pa mbështetje evropiane

Aleksandar Kërzhallovski për Perspektivat 2021: Sektori civil duhet të rinovojë lidhjen me qytetarët, të kontribuojë në vlerat evropiane pa mbështetje evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom