Kategoritë

BOTA Tramp me tuit në mbrojtje të ithtarëve të cilët protestuan në Uashington

Presidenti aktual amerikan Donald Tramp i mbrojti protestuesit e dhunshëm, ithtarët e tij të cilët u futën dhe e demoluan godinën e Kongresit amerikan, njofton Si-En-En.

“Kjo ndodhë kur një fitore zgjedhore është vjedhur në mënyrë të ligë. Ta mbani mend ditën e sotme përgjithmonë”, publikoi Tramp në profilin e tij në Tuiter.

Ai ju bëri thirrje protestuesve të shpërndahen “në paqe dhe dashuri”.

Tuiteri sërish e ndaloi komentimin dhe ndarjen e publikimit të Trampit në rrjetin e tij. Më vonë e fshiu tuitin e Trampit.