• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Bajden: Demokracia amerikane është duke u përballur me një kaos të paparë

January 7, 2021
in BALLINA, BOTA, LAJME
Bajden: Demokracia amerikane është duke u përballur me një kaos të paparë

epa08923666 Pro-Trump protesters storm the grounds of the US Capitol, in Washington, DC, USA, 06 January 2021. Various groups of Trump supporters have broken into the US Capitol and rioted as Congress prepares to meet and certify the results of the 2020 US Presidential election. EPA-EFE/WILL OLIVER

Share on FacebookShare on Twitter

“Në këtë orë, demokracia e jonë është në sulm të pa precedent. Asnjëherë nuk kemi parë një gjë të tillë në historinë më moderne”, tha Bajden.

“Skenat e kaosit në Kapitoll nuk e reflektojnë Amerikën e vërtetë, ato nuk e përfaqësojnë natyrën tonë të vërtetë”, shtoi ai.

“I bëj thirrje kësaj turme të tërhiqet dhe të lejojë demokracia të shkojë përpara”, theksoi Bajden.

Ai shtoi se presidenti Donald Tramp duhet të dalë në televizionin kombëtar dhe të kërkojë ndërprerjen e këtij rrethimi.

Bajden planifikonte të mbante fjalim në shtetin e tij Delauer, duke u fokusuar në atë se si ta rikuperojë ekonominë dhe t’u sigurojë mbështetje financiare pronarëve të bizneseve të vogla të goditura nga pandemia e koronavirusit. Por, para se të fillojë të flasë, protestuesin hynë në Kapitoll hill dhe arritën në sallën ku është Dhoma përfaqësuese.

Presidenti amerikan, Donald Tramp i porositi ithtarët e tij të cilët hynë në godinën e Kongresit amerikan “të shkojnë në shtëpi”.

Protestues të shumtë i kaluan linjat policore dhe hynë në Kapitoll hill, ku Kongresi duhej ta miratonte zgjedhjen e demokratit Xho Bajden për president. Për shkak të trazirave seanca e Kongresit u ndërpre.

“E di dhimbjen tuaj, e di se jeni të lënduar. Pamë zgjedhje që na u vodhën”, tha Tramp në videon njëminutëshe të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Por tani duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi qetësi, të kemi rend dhe ligj”, tha Tramp.

Ai i përsëriti pohimet e veta se zgjedhjet kanë qenë jokorrekte – akuza që e tërbuan turmën më herët gjatë ditës.

Next Post
Tramp me tuit në mbrojtje të ithtarëve të cilët protestuan në Uashington

Tramp me tuit në mbrojtje të ithtarëve të cilët protestuan në Uashington

Tuiteri me kërcënime ndaj Trampit se do t’ia fshijnë profilin e atij rrjeti social

Tuiteri me kërcënime ndaj Trampit se do t’ia fshijnë profilin e atij rrjeti social

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom