Kategoritë

REFORMA PARTIAKE LSDM do ta zgjedh kryetarin e ardhëshëm në zgjedhje të drejtëpërdrejta

 

Këshilli qëndror i LSDM ka vendosur që kryetari i ardhëshëm i partisë të zgjidhet në zgjedhje të drejtëpërdrejta, në të cilat të drejtë vote do të ketë çdo anëtarë i LSDM-së, transmeton drejt.mk.

“Në mbledhjen e mbrëmshme onlajn të Këshillit qëndror të LSDM-së, sollëm vendime serioze që nënkuptojnë demokratizim edhe më të madh të partisë tonë. Filluam procedurën për organizimin e zgjedhjeve të para të drejtëpërdrejta të brendshme për kryetarë të LSDM-së, vijon azhurimi i bazës së të dhënave dhe rregjistrim i anëtarëve të cilët do të votojnë për kryetar të ri të partisë këtë vit. Miratuam Kodin e sjelljes së anëtarëve dhe funksionarëve të LSDM-së që është hap drejt rritjes së përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës së partisë”, ka shkruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se LSDM në vitin e ri hyn me energji të re dhe të gatshëm për tu përgjigjur të gjitha sfidave.

.