Kategoritë

IPARD2 9,2 milionë euro për mbështetje të mbi 350 projekteve për modernizimin e ekonomisë bujqësore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i informon aplikuesit e vitit 2020 për mbështetje financiare përmes programit IPARD 2, Msa 1 “Investime në mjete materiale për modernizimin e ekonomisë bujqësore”, se në fazën përfundimtare është përpunimi i kërkesave të mbërritura dhe të plota.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, informoi se pret të aprovohen mbi 350 kërkesa përkatëse, ndërsa aplikuesit në periudhën e ardhshme të thirren që t’i nënshkruajnë marrëveshjet.

“Mbështetja e përgjithshme financiare për të gjitha mbi 350 kërkesa është 9,2 milionë euro. Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve , plotësisht do të shfrytëzohet buxheti për Masën 1 “Investime në mjete materiale për modernizimin e ekonomisë bujqësore”, të cilat u miratuan me periudhën programore 2014 – 2020, gjegjësisht, do të ndërmerren detyrime financiare për të gjitha mjete e disponueshme nga kjo masë”, theksoi Baçovski.

Përmes kësaj mase realizohen investime të cilat kanë të bëjnë në sektorët prioritarë: prodhimit të kulturave, blegtorisë, përpunimit dhe marketingut të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor personal të ekonomisë bujqësore, prodhimi i energjisë nga burimet ripërtëritëse për konsum personal.

Mjetet financiare sipas kërkesës individuale ndahen si grant i pakthyeshëm në vlerë prej: 60 për qind nga vlera e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të investimeve për këtë masë. Përqindja rritet deri në 65 për qind për investime në ekonomitë bujqësore të propozuara nga ana e bujqve të rinj (persona fizikë të moshës prej 18 deri 40 vjet në ditën e parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare) dhe 70 për qind për investime në ekonomitë bujqësore në zonat malore