• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Donacion nga Gjermania në vlerë prej 16 mijë euro për Poliklinikën në Shuto Orizarë

December 30, 2020
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Donacion nga Gjermania në vlerë prej 16 mijë euro për Poliklinikën në Shuto Orizarë
Share on FacebookShare on Twitter

Donacion në vlerë prej 16 mijë euro nga Gjermania sot është dorëzuar në poliklinikën në Shuto Orizarë. Është bërë furnizim me pajisje dhe materiale mjekësore, ndërsa një pjesë e donacionit janë edhe pajisjet personale mbrojtëse dhe maskat me oksigjen.

Për ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, donacioni është i rëndësishëm sepse janë siguruar pajisje me të cilat do të rritet qasja dhe cilësia e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të Shuto Orizarës.

“Në këtë poliklinikë kanë qasje qytetarë të kategorive shumë të ndjeshme. Gjatë periudhës së kaluar intensivisht kemi punuar dhe pas një periudhe të gjatë kohore, e zgjodhëm edhe krizën me gjetjen e gjinekologut. Në këtë moment po vijon procedura për furnizim me pajisje me të cilat do të pajiset kjo ordinancë kështu që përfundimisht do të kemi në dispozicion gjinekolog në këtë poliklinikë”, deklaroi Filipçe gjatë dorëzim-pranimit të donacionit.

Paralajmëroi edhe rinovim të poliklinikës në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa në kuadër të institucionit është hapur edhe qendër për teste të shpejta dhe ka shërbim kujdestar dhe laborator.

Donacioni nga Gjermania është me iniciativë të Qeverisë federale gjatë presidencës gjermane me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ambasadorja gjermane në vend Anke Hollshtajn theksoi se Gjermania deri më tani e ka mbështetur rajonin e Ballkanit Perëndimor me 15 milionë euro, ndërsa Bashkimin Evropian me tre miliardë euro në të cilat Gjermania merr pjesë me gati një të tretën.

“Duke pasur parasysh situatën, theks i veçantë i presidencës sonë ishte përballja me pandeminë dhe pasojat e saj. Këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor kemi partnerë të cilët gjatë luftës me pandeminë mund të mbështeten te ne”, tha Hollshtajn, duke dëshiruar rimëkëmbje të shpejtë të të gjithë qytetarëve të cilët luftojnë me virusin.

Next Post
(VIDEO) Nesrin Tair: Bukuria do ta shpëtojë botën

(VIDEO) Nesrin Tair: Në fund, duhet të gjithë të bashkohemi në dallime!

Qyteti i Shkupit me ndihmë prej tre milion denarë për të pësuarit nga tërmeti në Kroaci

Qyteti i Shkupit me ndihmë prej tre milion denarë për të pësuarit nga tërmeti në Kroaci

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom