Kategoritë

(VIDEO) Nesrin Tair: Në fund, duhet të gjithë të bashkohemi në dallime!

Aktorja Nesrin Tair, me mesazh për Nismën “Të bashkuar në dallime”.

Unë jam rritur në frymë kosmopolite, prindërit më kanë edukuar se të gjithë njerëzit në botë janë të barabartë dhe se duhet të bashkohemi në dallimet. Përvoja ime e deritanishme jetësore, më tregon se, në përgjithësi, nacionalizmi vjen nga mosnjohja e dallimeve të kombit tjetër. Kjo do të thotë se ne nuk dimë ti vlerësojmë karakteristikat e ndryshme që i ka kombi tjetër, dhe njëkohësisht mungesa e dëshirës të njihen vlerat kulturore dhe tradicionale të kombit tjetër. Duke pasur parasysh se një individ dhe çdo komb mund të rritet dhe të zhvillohet në mënyrë kulturore, intelektuale dhe shpirtërore, dhe shoqërore. Ne, në fund do të duhet të bashkohemi në dallimet tona, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të vazhdojmë më tej.

Nacionalizmi është shumë i dëmshëm, edhe për një shoqëri, edhe për çdo individ, sepse ndërgjegjësimi kombëtar i zgjuar na verbëron dhe na largon nga mundësia të mund ti njohim dhe vlerësojmë vlerat kulturore dhe tradicionale të kombit tjetër.

Një autor, muzicient dhe poet turk, njëkohësisht edhe aktivist politik thotë “Bukuria do ta shpëtojë botën, dhe çdo gjë do të fillojë me dashuri ndaj njeriut”. Unë jam e gatshme të bashkohemi në dallimet si njeridashëse, dhe mendoj se edhe në republikën tonë ka shumë njeridashës, dhe se jemi të gatshëm të bashkohemi të gjithë në dallime.

Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë  tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe  Luksemburg.